TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 10:39

Policia e Shtetit godet lojërat e fatit të Ylli Carës dhe Ilir Prodës në Laç dhe Milot, shkarkohet drejtori i policisë Lezhë, Islor Islami

Shkruar nga Pamfleti
Policia e Shtetit godet lojërat e fatit të Ylli Carës dhe Ilir
Policia e Shtetit godet lojërat e fatit të Ylli Carës dhe Ilir Prodës

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Rastet”...

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. 

Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).

Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.  

Nga burimet tona konfidenciale brenda policisë, konfirmohet se lojërat e Fatit janë pronë e Ylli Carës, ortakut të ish- drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;

-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Pamfleti 

 

operacini rastet ylli cara ilir proda

1 Komente

  1. T
    Tony

    Lojrat e fatit, kazinot e bordellot duhet te zhduken nga faqja e dheut. Imoralet, hajdudet, te pandershmit, kriminelet i stisin keto poshtersi te quajtura "biznese". Kush e mban mbi shpatulla, qe femija ta lere shtepine ne bixhos, kush e gelltit qe femija te perdoret ne bordelle, kush pelqen qe femija te marre rruget e droges e te helmije vehten e te tjeret, kush? Keta qe merren me keto pune shesin Atdheun e deri te femija e vet. Me mire nje Kanun e sistem barbar disiplinues se imoralitet pa kurre fare themeli. Merrini e i coni te nxjerrin krom kodoshet. Eh, c'them dhe une Shqiperia u shit e perdoret si skllavet Perandorise Romake.

    Lini një Përgjigje