Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, nga mitingu i organizuar në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të kësaj partie, tha se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë negociatë me ata që kundërshtojnë investimin në Zvërnec.
“Nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju”, ishte deklarata e prerë e Edi Ramës, për protestuesit që prej 13 ditësh protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kërkojnë dorëheqjen e tij si Kryeministër.
Duke iu drejtuar protestuesve, Rama tha se ato po manipulohen, ndërsa i qëndroi tezës së protestat po organizohen nga vende të huaja. Rama i ka drejtuar një thirrje protestuesve që të largohen nga hijenat, që sipas tij, po mbjellin urrejtje.
“Ejani të shikoni se kush u’a ka thënë në mënyrë të përbindshme të përsëritur se ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura, për t’u hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka sharruar me një rrenë shumë të fortë. Unë nuk negocioj dot kontratën me ata që më kanë votuar.
Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit ndërkombëtar. Lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, atë do ta përcaktojë vetëm shkalla e cilësisë së projektit që do na prezantojnë investitorët. Largojuni hienave, se ju jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urrejtjeje dhe hipokrizie, që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg. Nëse doni të mbroni vërtetë Shqipërinë, ju njerëzit që jeni të shqetësuar për natyrën, hajdeni bashkohuni me ne PS”, tha kryeministri Rama.
Duke mbrojtur projektin, Rama tha se nuk jam si askush prej tyre dhe si askush prej atyre të tjerëve që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të shtuar ato sirena.
“Këto që bëjmë ne me atë grup të fuqishëm investitorësh, i bëjnë vetëm përfaqësuesit e denjë të një populli që i ka votuar për t’ui kujdesur për interesat e popullit. Ejani të shikoni me sytë tuaj sesi janë tërhequr vetë investitorët nga aplikimet, pasi kërkesat tona kanë qenë rigoroze. Pas ajo që duam të bëjmë me atë investim nuk është një biznes i radhës në bregdet, por një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar dhe fëmijëve tanë. Kur të dëgjojnë për destinacionet, t’ju thonë të tjerëve kemi edhe ne Vlorën, kemi edhe ne Zvërnecin”, tha Rama, duke mbrojtur kështu projektin për të zhvilluar Zvërnecin.
Kreu i Qeverisë ka ftuar protestuesit të shohin faktet, ndërsa tha se nuk ka asnjë negociatë për shitjen e Sazanit.
“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’u drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë dhe janë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin, nga unë dhe nga qeveria e PS-së. Përpara 800 e ca mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen, nëse të tjerët nuk duan as të dëgjojnë apo të besojnë ato që them unë.
Kushdo që është i interesuar për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do të zhvillohet projekti i Zvërnecit apo i Sazanit, unë i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ejani t’i dëgjoni, verifikoni vetë faktet, ejani të merrni provat për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por edhe krenarë për mënyrën se si institucionet tona e kanë përfaqësuar interesin publik, qoftë në lidhje me investimin për Sazanin, qoftë me zhvillimin e Zvërnecit.
Nuk ka status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh në historinë e Shqipërisë. Për Sazanin nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, por ka një negociatë që zgjat prej shumë kohësh. Zgjat sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë.
Në tryezë kemi bërë të qarta dy gjëra: ishulli nuk shitet, gjë që, për hir të së vërtetës, as nuk e kanë kërkuar, dhe ishulli nuk jepet me qira. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar.
Shteti kërkon të marrë pjesë në investim si partner. Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se tradhtarët dhe shitësit nuk e mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin”, tha Rama.
Ky i droguar, nga droga, paraja dhe pushteti, deshiron te shtyp popullin. Dëliri i tij kete pretendon, kujton se ka bandat, parat dhe pushtetin qe te beje cfare do me Shqiperine. O popull i dashur shqiptar! Çoni ne burg keta maskarenje. Ne koshin e plehrave!