TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 18:27

Përballë protestave/ Rama përdor mesazhet dhe imazhin e Fatos Nanos në 35-vjetorin e PS-së

Shkruar nga Pamfleti
Përballë protestave/ Rama përdor mesazhet dhe imazhin e Fatos
Takimi i Ramës

Partia Socialiste feston sot 35 vjetorin e themelimit të saj, ndërsa Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, organizoi një miting në sheshin “Italia” në Tiranë, në të njëjtën kohë, me protestën që organizohet prej 13 ditësh në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Rama ka zgjedhur që këtë miting festiv, që më shumë ngjan si një anti-miting përballë protestës së qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, ta hapë me ish-liderin historik të socialistëve, të ndjerin Fatos Nano.

Materiali i transmetuar përmblidhte mesazhe të Nanos, i cili jo vetëm ishte kryetari i parë i PS-së në 1991, por u kthye në një lider historik të socialistëve.

“Partia Socialiste i shpreh vendit, botës dhe të ardhmes, se do të luftojë demokratikisht për të mbetur dhe alternativa politike europiane e vendit”, ishte një prej mesazheve që u përcoll në 35-vjetorin e themelimit të PS-së, referuar fjalimit të Fatos Nanos në Kongresin e Parë të Partisë Socialiste në 1991.

Në një tjetër mesazh të Nanos, që i referohet periudhës së 1997-ës, thuhet se “ne kemi ditur të ruajmë traditat më të mira, të përtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, duke u përballur me sfidat e zhvillimit dhe duke ecur me hapin e kohës, duke qenë pararojë e shoqërisë shqiptare”.

Duket se Kryeministri është kujdesur që në një situatë politike ku po përballet me protesta të qytetarëve të përdorë mesazhet dhe imazhin e Fatos Nanos, liderit të tjerë të socialistëve, edhe pse shumë nga ata që dikur qëndronin në PS në krah të tij, i largoi nga kjo forcë politike, pasi mori kontrollin e saj.

Pas mesazheve të përcjella duke përdorur figurën e Fatos Nanos, fjalën në 35-vjetorin e PS-së, e ka marrë Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i socialistëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, është shprehur se forca politike që ai bën pjesë, i ka shërbyer gjithmonë Shqipërisë.

Urojmë që ky 35 vjetor të jetë 35-vjetori i integrimit. i jemi përulur të gjithë themeluesve, për punën e tyre. Ne kemi dhënë mbështetjen e pakursyeshme për lidershipin e PS dhe Edi Ramën, që po e çojnë Shqipërinë drejt BE. Të gjithë ne jemi krenar që këto 35 vite PS i ka shërbyer vetëm Shqipërisë. Prandaj jemi të gjithë këtu sot, kaq shumë, që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorët europianë të PS”, tha Klosi.

rama socialistet 35 vite

Lini një Përgjigje