TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 18:41

“Revolucioni i Flamingove” në ditën e 13-të, mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

“Revolucioni i Flamingove” në ditën e 13-të,

Edhe në ditën e 13-të, nuk mungon as ‘esenca’ e kësaj proteste, pankartat me mesazhe dhe ‘meme’ që shpalosin kreativitetin e të rinjve në këtë tubim...

Dita e 13-të e “Revolucionit të Flamingove” ka gjetur sërish mijëra qytetarët në shesh. Pas grumbullimit, ata kanë nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, në shesh kanë nisur të dëgjohen sloganet që tashmë janë kthyer në simbol të protestës, ndërsa flamujt kuqezi dominojnë mes turmës.

Thirrje si; “Rama ik”, “Duam drejtësi”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama ka mbaru”, dëgjohen në kor gjatë gjithë marshimit.

Edhe në ditën e 13-të, nuk mungon as ‘esenca’ e kësaj proteste, pankartat me mesazhe dhe ‘meme’ që shpalosin kreativitetin e të rinjve në këtë tubim.

Dita e 13-të vjen pas një marshimi maratonë një natë më parë, ku mijëra qytetarë qëndruan për orë të tëra në rrugët e Tiranës, duke kaluar nga bulevardi drejt zonës së Korpusit Universitar dhe më pas duke u rikthyer sërish në qendër të qytetit.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre ditëve është fakti se protesta ka tejkaluar prej kohësh kauzën që e ndezi fillimisht.

Në rrugët e Tiranës nuk dëgjohen vetëm thirrje kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike në tërësi, duke reflektuar një pakënaqësi më të gjerë që shkon përtej një çështjeje të vetme.

protestë 13 ditë

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    flliqesirat serbo-greke-siriane ne kete protest ja arriten qellimit per te penguar turistet qe vine dmth anti-shqiptar te vertet, poshte flliqesirat e protestet,poshte Albin kurtet poshte radikalet islamik turzimi mund te goditet pak por ata tanti-shqiptare 3 mijveta jane pak, kurse poppuli shqiptareshte shume qe do punen, turzimin, jeten dhe kthim mbrapa ne kohen e dulles

    Lini një Përgjigje