TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 15:29

50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbulon detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador!

Shkruar nga Pamfleti
50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbulon detajet: Bosët
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi operacionet e fundit ndërkombëtare antidrogë dhe ndikimin e grupeve kriminale shqiptare në Ekuador. Nga ky operacion u sekuestruan 50 tonë kokainë dhe u lëshuan masa arresti për 10 persona. Ndër emrat e listuar janë Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florian Musai, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Shpëtim Aliu dhe Dritan Gjika.

Sipas Hoxhës, Dritan Gjika është emri më i bujshëm i listës. Ai ka shkuar në Ekuador që nga viti 2011 dhe ka krijuar lidhje të forta direkt me rrethin e ngushtë të ish-presidentit të djathtë, Guillermo Lasso, specifikisht me kunatin e tij, duke investuar në një seri kompanish të përbashkëta.

Ai shtoi se grupet shqiptare dyshohet se sponsorizuan me rreth 5 milionë dollarë fushatën elektorale të Guillermo Lasso-s për shkak të lidhjeve të tyre tregtare me strukturat bankare ku familja e Lasso-s kishte aksione.

“Është njeriu i përfshirë direkt në fushatën elektorale të zgjedhjeve presidenciale në Ekuador. Pra, është njeriu që financoi fushatën e presidentit të djathtë, Guillermo Lasso, dhe kishte lidhje direkte me familjarët e Guillermo Lasso-s. Direkte me kunatin e tij. Ka investime, kompani të përbashkëta. Ka një seri, jo një kompani, një seri bashkëpunimesh. Dritan Gjika ka shkuar herët aty, pra që nga viti, mos gaboj, 2011 ka shkuar në Ekuador dhe ka vendosur lidhje shumë të forta. U kthye pastaj duke pasur lidhje direkt me presidentin dhe rrethin e ngushtë të presidentit të djathtë.

Sipas mediave dhe opozitës ekuadoriane, në fushatën elektorale grupet shqiptare paguan diku te 5 milionë dollarë. Sponsorizuan fushatën, 5 milionë dollarë, sepse rezultati ka qenë shumë i ngushtë. Dhe presidenti Lasso, i cili për 23 vjet ka qenë CEO banke, familja e tij është aksionere në bankë, dhe kjo është lidhja që i bën me shqiptarët. Prandaj i ka pasur lidhjet. Shqiptarët aty ishin grosistë, ishin tregtarë të mëdhenj, çonin paratë që të merrnin produktin dhe prandaj ata e njihnin dhe kishin lidhje me të.

Dhe pas 20 vitesh që kishte qenë në pushtet e majta, Lasso erdhi, por nuk e mbaroi mandatin në fakt. Sepse një nga kandidatët, i cili ishte kundër tij, u tha në atë kohë që u vra pra, në të kaluarën kishte qenë dhe gazetar. U vra në atë kohë dhe u tha që e ka vrarë mafia shqiptare. Gjë që në fakt nuk rezultoi ashtu, por kjo i ekspozoi shqiptarët. Dhe shqiptari më i ekspozuar në Ekuador pavarësisht se ne kemi folur për Gramoz Rexhepin, Gramoz Rexhepi ka qenë më tepër, në shumicën e kohës, në burg. Pra, është arrestuar që në vitin 2014. Gramoz Rexhepi. Ndërkohë, Dritan Gjika nuk ka qenë njeri i arrestuar. Ka qenë njeri që ka vazhduar, ka hapur me dhjetëra kompani legale”, tha ai ndër të tjera në një intervistë për “Euronews Albania”.

ekuador hoxha

1 Komente

  1. T
    Tony

    Me duket se piraterine e hajnine e kemi ne gen. Si duket pozita gjeografike e nje rripi breg deti e malet pas ka qene zeje e Shqiptareve. Sulmo anijet merru mallin e ngjitu maleve. Mos harrojme mbretereshen Teuta. Kalo karvanet neper gryka te melave tona bjeru, merru mallin e ngjitu malit. Me duket se nuk e kemi per natyre rregullin, ligjin, disiplinen, punen qe turremi pas fitimit te shpejte me menyra jo te ndershme. Ta perdornim talentin me durim e te ishim te disiplinuar e bashkuar do ishim te paret e botes.

    Lini një Përgjigje