TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në GJKKO, Erion Veliaj nuk mori pjesë në seancë, duke pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion provat, ndërsa mbrojtja paraqiti 5 kërkesa paraprake për zhvillimin e procesit.

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal të Gjikës dhe Dizdarit, të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, me 10 të arrestuar dhe pasuri të sekuestruara. Në një tjetër çështje, GJKKO ka lënë në burg Moisi Habilajn për trafik droge.

Në Mirditë, vijon hetimi për vrasjen e Valter Lleshit, dyshuar si ekzekutim për hakmarrje, ndërsa në Ksamil po hetohet vdekja e një të riu në aksident detar.

Në Krujë është grabitur me armë një pikë karburanti, ndërsa në Liqenin e Ulzës vijojnë kërkimet për një 37-vjeçar të dyshuar të mbytur.

Në Shkodër dhe Fier, prokuroritë kanë çuar në gjyq raste për pastrim parash dhe prostitucion, ndërsa në Poloni është vrarë një artist rus kritik ndaj Putinit, me dy shtetas bjellorusë të ndaluar. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje