Pavarësisht situatës së tensionuar politike që po përjeton vendi, kombëtarja e Iranit zhvilloi një paraqitje të denjë në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, duke barazuar 2-2 ndaj Zelandës së Re.
Performanca e të dyja skuadrave mori vlerësime nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale përgëzoi futbollistët për nivelin e treguar në fushë.
“Edhe një herë, një stadium i mbushur plot në Los Anxhelos, me rreth 70 mijë spektatorë. Ishte një ndeshje e bukur dhe emocionuese. Takimi mes Iranit dhe Zelandës së Re përfundoi 2-2, me momente dhe gola të shkëlqyer. Isha shumë, shumë i lumtur që pashë ekipin iranian duke luajtur në Kupën e Botës 2026”, deklaroi Infantino.
Në të njëjtën video, kreu i FIFA-s shfaqet edhe në dhomën e zhveshjes së përfaqësueses iraniane, ku u drejtohet lojtarëve me fjalë përgëzuese për paraqitjen e tyre.
“Urime të gjithëve. Jam shumë i lumtur që ju shoh këtu dhe që luajtët”, u tha Infantino futbollistëve iranianë.
Ndërkohë, për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, kombëtarja e Iranit është vendosur përkohësisht në Tijuana të Meksikës. Skuadra po qëndron atje si pasojë e kufizimeve të vendosura nga autoritetet amerikane.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje