TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 19:37

Zyrtare/ Nis epoka e re te Milani, kuqezinjtë prezantojnë trajnerin e ri: Kemi vite që e ndjekim

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ Nis epoka e re te Milani, kuqezinjtë prezantojnë trajnerin e
Ruben Amorim

Milani ka zyrtarizuar emërimin e Ruben Amorim si trajner të ekipit të parë. Tekniku portugez merr drejtimin e kuqezinjve pas largimit nga Mançester Junajtid në fillim të këtij viti, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

Amorim ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në stolin e Milanit deri në verën e vitit 2028. Emërimi i tij vjen si një surprizë për shumë tifozë kuqezi, pasi emri i portugezit nuk konsiderohej ndër favoritët kryesorë për këtë post.

41-vjeçari numëron gjashtë trofe në karrierën e tij si trajner. Sukseset më të mëdha i ka arritur me Sportingun e Lisbonës, ku fitoi dy tituj kampion në Portugali, dy Kupa të Ligës dhe një Superkupë, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Bragën. Përvoja te Mançester Junajtid ishte sfida e tij e parë në një klub të nivelit më të lartë europian, por nuk rezultoi e suksesshme.

Në njoftimin zyrtar, Milani thekson se Amorim është ndjekur prej kohësh nga drejtuesit e klubit për shkak të filozofisë së tij moderne të lojës dhe aftësisë për të zhvilluar futbollistët.

Ne e kemi ndjekur Ruben prej vitesh. Udhëtimi i tij te Sportingu ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përputhet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës që kërkojmë. Ai është një nga trajnerët më të përgatitur dhe më inovativë të gjeneratës së re europiane: i ri, ambicioz, me një identitet të qartë futbollistik dhe një qasje taktike të përcaktuar mirë”, deklaroi pronari i klubit, Xherri Kardinale.

Ai shtoi se filozofia e Amorim për futboll sulmues dhe me intensitet të lartë përputhet me vizionin e Milanit.

Ruben beson në futbollin sulmues me intensitet të lartë. Filozofia e tij përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin tonë, dhe cilësitë e tij udhëheqëse, të kombinuara me aftësinë e tij për të zhvilluar lojtarë, na kanë impresionuar thellësisht. Ne besojmë tek ai dhe jemi të emocionuar ta mirëpresim në klub”, u shpreh Kardinale.

Me ardhjen e Amorim, Milani synon të hapë një cikël të ri, duke besuar se trajneri portugez mund ta rikthejë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit italian dhe europian.

ruben amorim trajneri portugez milan

Lini një Përgjigje