TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 18:25

Skuadrat pretendente në “gjumë” në startin e Botërorit, vetëm 3 fitore në 10 ndeshje

Shkruar nga Pamfleti
Skuadrat pretendente në “gjumë” në startin e
Spanjë-Kepi i Gjelbër

Botërorët me format të zgjeruar janë kritikuar shpesh për diferencat e mëdha mes skuadrave nga kontinente të ndryshme, pasi zakonisht ekipet europiane dominojnë fazën e grupeve dhe sigurojnë kalimin në raundet me eliminim direkt. Megjithatë, nisja e Botërorit 2026 ka sjellë një panoramë krejt ndryshe.

Pas 10 ndeshjeve të para të zhvilluara nga përfaqësueset europiane, bilanci rezulton larg pritshmërive. Vetëm tri skuadra kanë arritur të marrin fitore, ndërsa pesë takime janë mbyllur në barazim dhe dy të tjera kanë përfunduar me humbje.

Surprizat nisën që në ditët e para të turneut. Çekia u mposht me rezultatin 2-1 nga Koreja e Jugut, ndërsa Turqia u mund 2-0 nga Australia. Këto rezultate vunë menjëherë në diskutim superioritetin e zakonshëm të skuadrave europiane në arenën botërore.

Bilancin e kontinentit e përmirësuan fitoret e Skocisë ndaj Haitit, Gjermanisë ndaj Kuraçaos dhe Suedisë ndaj Tunizisë. Veçanërisht bindëse ishte paraqitja e Gjermanisë, e cila triumfoi me rezultatin e thellë 7-1.

Nga ana tjetër, zhgënjimet nuk munguan edhe tek ekipet me emër. Holanda u ndal në barazim 2-2 nga Japonia, Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, ndërsa Belgjika u frenua 1-1 nga Egjipti. Rezultate që kanë ngritur pikëpyetje mbi formën e disa prskuadej pretendenteve europiane në këtë edicion të Botërorit.

Rezultatet e skuadrave europiane:

Çeki – Kore e Jugut 1-2

Bosnjë-Hercegovinë – Kanada 1-1

Zvicër – Katar 1-1

Turqi – Australi 0-2

Skoci – Haiti 1-0

Gjermani – Kuraçao 7-1

Holandë – Japoni 2-2

Suedi – Tunizi 5-1

Spanjë – Kepi i Gjelbër 0-0

Belgjikë – Egjipt 1-1

skuadrat europiane kupa e botës

Lini një Përgjigje