TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 17:28

Tunizia në kaos pas humbjes në Botëror, publikohet emri i gabuar pas shkarkimit të trajnerit; 8 lojtarë i vihen kundër

Shkruar nga Pamfleti
Tunizia në kaos pas humbjes në Botëror, publikohet emri i gabuar
Sabri Lamushi

Tunizia është përfshirë nga tensionet dhe polemikat pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në Monterrej, në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026. Disfata ka sjellë pasoja të menjëhershme, me trajnerin Sabri Lamushi që është larguar nga drejtimi i përfaqësueses vetëm pak orë pas sfidës.

Federata Tuniziane e Futbollit zyrtarizoi sot emërimin e francezit Herve Renard në krye të kombëtares. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës në përpjekje për të rikthyer stabilitetin dhe për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit në vazhdim të turneut.

Megjithatë, vëmendja mbetet te mënyra e largimit të Lamushi. Sipas raportimeve, trajneri mësoi për shkarkimin e tij përmes një postimi të publikuar nga Federata në rrjetet sociale, ndërsa skuadra ndodhej ende në hotel pas ndeshjes. Në njoftim thuhej se palët kishin arritur një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe se vendin e tij do ta zinte Mondher Kebaier.

Situata mori përmasa edhe më të paqarta kur u raportua se asnjë dokument nuk ishte firmosur në atë moment. Pak më vonë, Federata e fshiu postimin pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Ndërkohë, mediat raportojnë se tetë prej lojtarëve më të rëndësishëm të kombëtares kanë kërkuar zyrtarisht që Lamushi të mos largohej nga detyra, duke shprehur mbështetjen e tyre për trajnerin.

Pas negociatave që zgjatën për disa orë, Lamushi dhe Federata arritën një marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Megjithatë, episodi pritet të mbetet një nga momentet më të debatueshme në karrierën e ish-futbollistit dhe trajnerit francez.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Lamushi ka gjetur mbështetje te ish-sulmuesi i njohur Andre-Pier Ginjac. Ky i fundit e ka ftuar të qendrojë për disa ditë në vilën e tij në Monterrej, për t’u qetësuar pas zhvillimeve të fundit, përpara se të rikthehet në Evropë.

federata tuniziane e futbollit sabri lamushi

Lini një Përgjigje