TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 07:22

Argjentina e nis me fitore, Messi hattrick në debutimin e tij të gjashtë në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina e nis me fitore, Messi hattrick në debutimin e tij të
Lionel Messi

 Argjentina, kampione e botës në fuqi, iu fal këmbëve të Lionel Messit për të mposhtur 3-0 Algjerinë në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2026, me ndeshjen që vlente për Grupin J. 'Pleshti' shënoi tre gola spektakolarë duke bërë që 69 mijë tifozët në stadium dhe miliona të tjerë në mbarë botën të adhurojnë edhe njëherë 'magjinë' e tij në 'kërcimin e fundit'.

Dominimi i Argjentinës u pa që në minutat e para, me Messin që shënoi gol, por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në minutën e tetë Algjeria do t'i befasonte të gjithë pasi gjeti golin me Chaibi, por edhe ai u ndal për pozicion jashtë loje.

Duhej minuta e 17-të që ndeshja të zhbllokohej. Messi mori një pasim nga de Paul dhe me të majtën nga jashtë zone lëshoi 'një predhë' e cila u ndal pas krahëve të portierit Zidane.

 

lionel messi hattrick argjentina e nis me fitore

Lini një Përgjigje