TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2026, 18:47

“Ajka e kombit” krah protestuesve, Ditmir Bushati mesazh të fortë: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Shkruar nga Pamfleti
“Ajka e kombit” krah protestuesve, Ditmir Bushati mesazh të
Ditmir Bushati

123 akademikë nga diaspora në krah të protestuesve, Bushati: Ajka e kombit po kërkon një model të ri për Shqipërinë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë prej 18 ditësh.

Sot, 120 akademikë studiues dhe intelektualë shqiptarë të diasporës dolën në mbështetje të protestës qytetare dhe kërkesës për një “Shqipëri të re”.

Përmes një mesazhi publik, Bushati e cilësoi mbështetjen e akademikëve si një akt të lartë përgjegjshmërie qytetare dhe patriotike, duke theksuar se nuk ka gjë më të vlefshme sesa kur elita intelektuale shqiptare jashtë vendit angazhohet për ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një patriotizëm të ri që vendos në qendër demokracinë, sigurinë e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta dhe një ekonomi të mbështetur te dija. Ky është mesazhi i dytë goditës i Bushatit, pasi pak ditë më parë ai mbështeti tubimet dhe i dërgoi mesazh të fortë Edi Ramës.

Nuk ka gjë më patriotike sesa kur ajka e kombit në diasporë shpreh gadishmërinë për ripërtëritjen demokratike, një model të ri politik, ekonomik e social për vendin. Për një patriotizëm të ri që mbron dhe promovon demokracinë në çdo sferë të pushtetit dhe shoqërisë. Në thelb të të cilit është siguria e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta për të gjithë, një ekonomi që bazohet në dije, solidariteti dhe kohezioni social. Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Përkundrazi, është betejë e përditshme kolektive që kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje. Kontributi i diasporës është i pazëvendësueshëm”, shkruan Bushati.

Reagimi i tij vjen pasi 123 akademikë, profesorë, studiues dhe kërkues shkencorë shqiptarë nga Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Zvicra, Italia, Franca, Belgjika, Austria, Holanda, Danimarka, Norvegjia dhe vende të tjera publikuan një deklaratë në mbështetje të protestës qytetare dhe kërkesës për një “Shqipëri të re”.

Në deklaratën e tyre, akademikët shprehen se shumë nga problemet me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale që kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti dhe te drejtësia.

Ata e lidhin krizën aktuale edhe me gjendjen e arsimit, shkencës dhe inovacionit, duke argumentuar se për dekada me radhë këto sektorë janë lënë pas dore përmes nënfinancimit, mungesës së meritokracisë dhe ndërhyrjeve politike.

Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese apo institucione të forta demokratike”, thuhet në deklaratë.

Akademikët nënvizojnë gjithashtu se Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj më të kualifikuar, ndërsa shprehin gatishmërinë për të kontribuar me ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërtimin e institucioneve serioze dhe reformimin e vendit.

Deklarata e tyre konsiderohet si një nga reagimet më të gjera të diasporës akademike shqiptare në vitet e fundit mbi zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipëri. /Pamfleti

“Ajka e kombit” krah protestuesve, Ditmir Bushati mesazh të

“Ajka e kombit” krah protestuesve, Ditmir Bushati mesazh të

“Ajka e kombit” krah protestuesve, Ditmir Bushati mesazh të

 

ditmir bushati

4 Komente

  1. S
    Shqiprari

    Kjo asht ajo qe i duhet shqiprise dhe jo Flamur Noka, Taulant Balla, e soni i tyne

    1. p
      poshte komunizmi

      ore po talleni ju me kete list, kaq Dr. nuk ka e gjith Gjermania me gjerman ne te gjitha fushat e shkences dhe aq me keq me shqiptar nga kosova, asnje emer i njohur nga Shqiperia, ok te behesh Dr. ne perendim eshte nje sakrifice e madhe dhe ata qe e kane bere kete ne Evrope jane gjithsej 25 persona nga Shqiperia gjat 30 vjeteve, ah ne se kjo liste eshte me doktora si Monika dhe SaZan GURI, OK, PO TE DONI UNE PO U JAP LISTEN E KETURE 25 , POR ASNJERI SE ESHTE NE LISTEN TUAJ

      1. E
        E

        Keta mund te jene te zot ku jane, por ajka e kombit?? Ka kaq shume , keta jane nje pjese. Ne se dalin nja 200-300 qe firmosin per Ramen si tja bejme?? Keta do jene gjalpi i Kombit?? Keto zoterinjt te kthehen te bejne nje parti e te fitojne zgjedhjet. Eshte kollaj te besh trajnerin nga shkallet e stadiumit.

        1. P
          Per zoterinje me siper

          Kjo eshte nje liste simbolike.. Kjo nuk do me thene qe nuk ka shume e shume te tjere pro kesaj iniciative..

          Lini një Përgjigje