TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 22:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në një humnerë 15 metra të thellë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në
Pamje nga aksidenti

Një aksident është regjistruar pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq, ku dy persona kanë përfunduar në një humnerë pasi humbën kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve është shtetas i huaj. Të dy personat kanë rënë rreth 15 metra poshtë rrugës, në një terren të vështirë dhe të pjerrët, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave të shpëtimit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Urgjenca Mjekësore, të cilat organizuan operacionin për nxjerrjen e të aksidentuarve nga humnera.

Fatmirësisht, pavarësisht rënies në thellësi, të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Pas shpëtimit, ata u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e motorit nga rruga.

aksident syri i kalter

Lini një Përgjigje