TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 21:59

Kupa e Botës/ Nuk ka fitues në 45 minutat e para, Francën e shpëton shtylla ndaj Senegalit

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës/ Nuk ka fitues në 45 minutat e para, Francën e
Francë-Senegal

Në “MetLife Stadium”, pjesa e parë mes Francës dhe Senegalit është mbyllur në barazim pa gola. Kjo është ndeshja e parë për grupin I.

Rasti i parë i rrezikshëm dhe i vetmi në pjesën e parë, ishte në minutën e 24-të, ku Nicolas Jackson tronditi shtyllën e Mike Maignan me një goditje të fuqishme me të majtën. 

Në minutat në vijim, ndeshja ishte thuajse e barabartë dhe të dy ekipet nuk arritën dot të konkretizonin aksionet e shumta drejt portës.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një asisti fantastik të Sadio Mane, Ismaila Sarr bën më të vështirën i vetëm dhe shumë afër portës.

Edhe pse Franca vinte si super favorite në këtë ndeshje, fusha e lojës tregoi të kundërtën, të paktën në pjesën e parë, ku Senegali krijoi më shumë raste dhe mundësi dhe iu afrua më shumë golit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

franca senegali kupa e botës

Lini një Përgjigje