TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 19:48

"Të Pashoq"/ Edi Rama do të largohet, por jo vetëm ai!

Shkruar nga Pamfleti
"Të Pashoq"/ Edi Rama do të largohet, por jo vetëm ai!

Performanca e protestave dhe qëndrimet e Kryeministrit kundrejt tyre nga dita e parë deri më sot. Në mediat ndërkombëtare Rama ka deklaruar se do të dorëhiqet vetëm pasi të anëtarësohet Shqipëria në BE.

Po nga ndërkombëtarët, pse nuk ka një reagim konkret për protestat në Shqipëri, që kanë hyrë në javën e tretë të tyre dhe kërkojnë rrëzimin e të gjithë establishmentit?

Deputetja Marjana Koçeku trazon PS-në dhe të gjithë skenën politike. Largimi i saj dhe zhvillimet që e pasuan këtë vendimmarrje. A do ta ndjekin shembullin e saj në PS?

Nga vendi, zhvendosemi me analizën në Kosovë. Si do të shkojë krijimi i institucioneve, përfshirë qeverinë dhe zgjedhjen e Presidentit pas rezultatit që prodhuan zgjedhjet e fundit?

Kryelajmi ndërkombëtar: Marrëveshja SHBA-Iran, e vërtetë apo jo? A do të miratohet "de jure"? Bilanci i kësaj lufte: Kush fitoi e kush humbi?

NATO dhe përgatitjet e saj për luftë me Rusinë. Samiti i G7, çfarë prodhon? Fundi i Emmanuel Macron dhe pasuesi i tij.

Këto dhe të tjera, në një analizë gjithëpërfshirëse dhe shteruese, sonte në "Të Pashoq", ora 20:00, i ftuar: Ilir Kulla!

 

Lini një Përgjigje