TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 13:20

“Mamaja ime nuk mundi të vinte”, ‘heroi’ që ndali Spanjën në portën e Botërorit shpërthen në lot pas ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti
“Mamaja ime nuk mundi të vinte”, ‘heroi’ që
“Mamaja ime nuk mundi të vinte”, ‘heroi’ që ndali Spanjën në portën e Botërorit shpërthen në lot pas ndeshjes

Portieri veteran i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Josimar Dias, i njohur si Vozinha, ishte një nga figurat më të spikatura të ndeshjes ndaj Spanjës në Kupën e Botës, ku skuadra e tij arriti një barazim surprizues 0-0.

40-vjeçari u shpall lojtari i ndeshjes falë shtatë pritjeve vendimtare, por emocionet e tij pas vërshëllimës së fundit nuk kishin të bënin vetëm me futbollin.

Vozinha u përlot gjatë intervistës pas ndeshjes, duke zbuluar një histori prekëse familjare. Nëna e tij nuk arriti të ishte e pranishme në stadium për ta parë nga afër në momentin më të rëndësishëm të karrierës.

Sipas portierit, vështirësitë financiare dhe procedurat e vizës e penguan atë të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara.

“U përlota sepse u rrita me gjyshërit e mi dhe fatkeqësisht ata nuk jetojnë më. Ata ishin gjithçka për mua dhe për jetën time. Gjithashtu u emocionova sepse mamaja ime nuk mundi të vinte këtu për shkak të çështjes së vizës. Nuk arritëm t’i përfundonim procedurat në kohë. Do të doja shumë që ajo të ishte pranë meje në këtë moment”, tha ai.

Historia e Vozinhas ka prekur mijëra tifozë në mbarë botën. Popullariteti i tij është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme pas paraqitjes heroike kundër Spanjës. Në prag të Kupës së Botës, ai kishte rreth 50 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa vetëm pak ditë më vonë numri i tyre ka kaluar shifrën e 5.8 milionë.

Pavarësisht mungesës së nënës në tribunë, portieri u shpreh i lumtur për arritjen historike të skuadrës së tij, duke e cilësuar atë një nga momentet më të veçanta të jetës dhe karrierës së tij.

kepi i gjelber vozinha nena

Lini një Përgjigje