TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 12:33

Kush është Vozinha? Portieri 40-vjeçar që tronditi Spanjën në debutimin e tij dhe ‘fitoi’ rreth 6 milionë ndjekës

Shkruar nga Pamfleti
Kush është Vozinha? Portieri 40-vjeçar që tronditi
Portieri i Kepit të Gjelbër

Duke debutuar në Kupën e Botës në moshën 40 vjeçare, portieri i Përfaqësueses së Kepit të Gjelbër, Vozinha dha një performancë për t’u mbajtur mend.

Me shtatë pritje vendimtare, ai ndihmoi Kepin e Gjelbër të barazonte 0-0 me një nga favoritët e turneut, Spanjën, duke i fituar një pikë historike kombit të tij. Ky ishte momenti më i madh i karrierës së portierit veteran.

Pjesa më e madhe e kohës është kaluar në klube më të vogla anembanë globit, me periudha në Angola, Moldavi, Qipro dhe Sllovaki një karrierë e përcaktuar nga lëvizjet e vazhdueshme përpara depërtimit të tij në Kupën e Botës.

 Ai aktualisht është në ekipin portugez Chaves, që garon në divizionin e dytë të vendit. Vozinha është një nofkë që i ka mbetur Josimar Jose Evora Dias që nga fëmijëria.

Emri mbart një kuptim në portugalisht dhe në kreolën e Kepit të Gjelbër, që përkthehet përafërsisht si “gjyshe e vogël” – një shenjë për lidhjen e ngushtë që ai kishte me gjyshërit e tij, të cilët e ndihmuan ta rrisnin ndërsa prindërit e tij shpesh largoheshin për të punuar. Ky emër përfundimisht e ndoqi gjatë gjithë karrierës së tij, duke u bërë identiteti me të cilin ai njihet tani në skenën ndërkombëtare.

Pas ndeshjes kundër Spanjës, Vozinha nuk mundi t’i mbante lotët ndërsa emocionet i shpërthyen.”Po qaj sepse u rrita me gjyshërit e mi dhe ata nuk janë këtu… ata ndërruan jetë disa vite më parë”, ka thënë fillimisht Vozinha.

“Edhe mami im nuk ishte këtu sot. Mami im kishte probleme me vizën dhe paratë për të udhëtuar, por unë jam sot shumë i lumtur për të gjithë njerëzit nga Kepi i Gjelbër”, përfundoi portieri.

Pas barazimit të Kepit të Gjelbër me Spanjën, portieri Vozinha tani ka arritur 5.7 milionë ndjekës në Instagram nga 50 mijë që kishte para ndeshjes, me këtë shifër që vazhdon të rritet, duke u bërë një nga sensacionet e këtij fillim Botërori. /Telegrafi

Lini një Përgjigje