TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Qershor 2026, 12:51

Humbi dasmën e Dua Lipës për shkak të aksidentit të rëndë, rrëfehet për herë të parë Sinan Vllasaliu

Shkruar nga Pamfleti
Humbi dasmën e Dua Lipës për shkak të aksidentit të
Humbi dasmën e Dua Lipës për shkak të aksidentit të rëndë, rrëfehet për herë të parë Sinan Vllasaliu

Këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu, ka folur për herë të parë rreth aksidentit me motor që pësoi javën e kaluar, nga i cili mbeti i lënduar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Duke kujtuar momentin e aksidentit, ai tha pët “Prive” se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe se kushtet në rrugë ndikuan në humbjen e kontrollit.

“Nuk di si ta shpjegoj saktësisht. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kishte rënë pak shi, rruga ishte e rrëshqitshme dhe në një kthesë humba kontrollin. Nuk po lëvizja me shpejtësi të madhe, por kur je me motor, çdo shpejtësi mund të jetë e rrezikshme”, u shpreh ai.

Vllasaliu tregoi se reagimi i shpejtë i njerëzve pranë tij ishte vendimtar për të shmangur pasoja më të rënda.

“Kam pasur fatin që pranë meje ndodhej një mik anesteziolog, i cili më ndihmoi menjëherë. Nëse nuk do të ishte ndërhyrë atë ditë, situata mund të kishte qenë shumë më serioze”, tha këngëtari.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk arriti të marrë pjesë në dasmën e yllit botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, edhe pse angazhimi ishte planifikuar prej muajsh.

“Me Duan ishim takuar që në mars dhe çdo detaj ishte organizuar më herët. Ishte një nder i veçantë të ishe pjesë e një feste familjare të një artisteje që përfaqëson shqiptarët në mbarë botën”, deklaroi ai.

Megjithatë, këngëtari tha se e ka pranuar situatën me qetësi dhe besim.

“Besoj se gjithçka ndodh për një arsye. I jam mirënjohës Zotit që ngjarja nuk pati pasoja më të rënda, edhe pse mbetet një peng që nuk munda të jem i pranishëm në atë dasmë”, u shpreh Vllasaliu.

Ai bëri të ditur se po vazhdon procesin e rikuperimit dhe falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mbështetje dhe mesazhe inkurajuese.

sinan vllasaliu post aksident

Lini një Përgjigje