TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2026, 13:00

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, Berisha thirrje socialistëve: Shkarkoni Ramën me mocion mosbesimi 

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i Marjana Koçekut nga PS, Berisha thirrje socialistëve:
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste, duke e konsideruar si një qëndrim kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference për mediat, ai u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë socialistë që të ndjekin të njëjtin shembull dhe të mbështesin një mocion mosbesimi në Parlament.

Berisha u ndal gjithashtu te zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestat qytetare, duke theksuar se Partia Demokratike mbështet protestën paqësore dhe kërkesat e qytetarëve. Sipas tij, ekzistojnë rrugë institucionale për t’i dhënë zgjidhje situatës politike, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e protestuesve.

“Unë vlerësoj çdo zë kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të protestës, unë i rikujtoj këtu shqiptarët se një zgjidhje plotësisht e mundshme do të ishte dhe është në qoftë se Edi Rama nuk pranon zgjidhjen, një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës.

Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në Parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave, si të 5 kërkesave të tyre, ashtu edhe të një liste tjetër të 20 kërkesave duke i analizuar një për një ato. Opozita i ka dhe do i ketë të gjitha votat në favor dhe pa hezitim të kërkesave të drejta dhe kushtetuese të protestës rinore dhe qytetare”, tha Berisha.

largimi marjana kocekut nga ps

Lini një Përgjigje