TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2026, 12:41

"Nuk kemi përdorur paratë e shtetit për qëllime private"/ Berisha sfidon Ramën: Verifikoni 140 udhëtimet me avion charter

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk kemi përdorur paratë e shtetit për qëllime
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi këtë të martë ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me vizitën e tij private në Zvicër, duke e akuzuar për mashtrim dhe duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e udhëtimeve të kryera me avion charter.

Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Berisha kundërshtoi pretendimin e Ramës se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar asnjëherë për qëllime private me para të shtetit.

Kryedemokrati kërkoi që të hetohen të gjitha udhëtimet e kryeministrit për të përcaktuar se cilat prej tyre kanë qenë zyrtare dhe cilat private apo familjare, duke pretenduar se këto lëvizje i kanë kushtuar buxhetit të shtetit miliona euro.

“Lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër. Ai thotë se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar kurrë për qëllime private me paratë e shtetit. Unë i them se ti je një mashtrues, jo 2 metra i gjatë, por 2 kilometra i gjatë. Nëse ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin, të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion. Sa kanë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare? Po ti s’ke turp dhe në çdo fjali do nxjerrësh një mashtrim. Urdhëro, në ta mban. Pse nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për 140 udhëtime tuaja, që i kushtuan vendit 23 milionë euro? Dhe tani betohesh nga atje që nuk kam udhëtuar kurrë me para të shtetit, në udhëtime private”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje