TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2026, 17:15

Mesazhi i fortë i SHBA për Ramën: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi i fortë i SHBA për Ramën: Investitorët duan rregulla
Nancy VanHorn

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, lëshon sinjale të qarta për klimën e biznesit në Shqipëri: Investitorët kërkojnë siguri, konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të sektorëve strategjikë.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një mesazh të fortë për klimën e investimeve në Shqipëri. Gjatë prezantimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, nënvizoi se investitorët e huaj kanë nevojë për më shumë siguri, rregulla të qarta dhe konkurrencë të ndershme për të investuar në vend.

Në fjalën e saj, VanHorn theksoi se Shqipëria duhet të garantojë jo vetëm hapjen ndaj investimeve, por edhe mbrojtjen e interesave kombëtare dhe standardeve ndërkombëtare.

Kuadri i shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik, është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare. Dhe investitorët po i kushtojnë vëmendje, përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu, në energji, ndërtim dhe teknologji, dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë”, deklaroi ajo.

Por diplomatja amerikane la të kuptohet se ardhja e investimeve të reja nuk është automatike. Sipas saj, bizneset kërkojnë garanci konkrete për mënyrën se si funksionon tregu dhe institucionet.

Investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne. Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim”, u shpreh VanHorn.

Në një tjetër mesazh domethënës, përfaqësuesja e SHBA-së paralajmëroi se ligjet nuk mjaftojnë nëse ato nuk zbatohen në praktikë.

Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ministritë dhe institucionet për ta sjellë këtë kuadër në jetë. Mekanizmat e shqyrtimit janë krijuar për t’ju mbrojtur. Kur rregullat janë të parashikueshme dhe zbatimi është i qëndrueshëm, të gjithë përfitojnë”, deklaroi ajo.

Pra edhe pse Rama mburret me thithejn e investimeve, në fakt për amerikanët ka ende shumë probleme. /Pamfleti

nancy van horn

1 Komente

  1. s
    studio

    sakt zonja Nancy VanHorn....respekt per vendin qe perfaqesoni....dhe PAMFLETIN qe e publikon pergjigje e sakt....ligje kemi sa te duash por ligjet duan njerez dhe shtet te ndershem ti zbatojne....kta ISH KOMUNISTE VUAJNE NGA PARANOJA ..PARTIA MBI TE GJITHA edhe mbi KOMBIN...PRANDAJ SHETI ESHTE LECKE DHE PARTIA kthehet ne NJE GRUP I STUKTURUAR KRIMINAL PER INERESA PAKICE klienteliste...si rjedhim KOMBI mbetet JETIM lengon ne KOMA ....sigurisht duhen regulla dhe jo klientelizem....klientelizmi eshte bythlepirje jashte regullave dhe perfitim jo transparent qe mund te devijoje sipas interesave momentale...pa dyshim ne PRAKTIKA MAFIOZE....regullat jane ato qe mbajne qendrueshmerine e biznesit dhe forcojne transparencen sipas ligjeve te shkruara....dypaleshe...transparenca eshte vertetesi...klientelizmi eshte servilizem dhe jo transparent....ne rastin ne fjale te cilat shkatuan PROTESTEN E DREJTE te qytetareve....KLIENTELIZEM MAFIOZ per perfitime personale dhe FAREFISNORE....AMERIKANET kane qene dhe duhet te jene LIGJOR si sheti me demokratik i mundeshem...sigurisht jo te pagabueshem...qe vetkorigjojne veteveten DOMOKRATIKISHT....dhe ne si komb jemi kombi me PRO AMERIKAN i europes.........AJDUTETEVE kombetar nuk i pelqen shteti ligjor dhe transparenca zhyten ne klientelizem POLITIK per perfitime te padrejta....dhe duan te perdorin shtetin dhe bejne biznes per perfitime personale dhe kujtojne se shteti eshte pron e tyre...ne emer te 30% apo 40% qe i voton edhe kjo PERQINDJE teper e diskutushme...kur 60% e kombit sdo ti shohi me sy se ja kane shpifur me padrejtesite degjeneruar deri ne krim kombetar.....

    Lini një Përgjigje