Kryebashkiaku i Lezhës thotë se largimi nga PS nuk është dramë për socialistët, por shkelje e besimit të votuesve shkodranë...
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas vendimit të deputetes Marjana Koçeku për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar mandatin si deputete e pavarur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka deklaruar se dorëzimi i mandatit do të ishte veprimi i duhur moral nga ana e Koçekut, duke theksuar se mandati i saj është marrë falë votës së mijëra socialistëve të Shkodrës.
“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë, as abuzuar kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt. Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale. Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret”, shkruan Ndreu.
Ai vlerëson se largimi nga Partia Socialiste nuk përbën problem për forcën politike, por ngriti pikëpyetje mbi përdorimin e mandatit të fituar nën siglën e socialistëve.
“Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku. Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS”, shprehet ai.
Në fund të reagimit, Ndreu apelon që mbi debatet politike të prevalojë morali dhe besa. “Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, mos përmbys kupë”, përfundon ai.
Or Pjero,sa mire e the :”….Pa asnje kontribut te meperparshem…”. Bukur eah…!? A kerkon shume EXPERTIZE te nxirret perfundimi se juuu…SOCIAL …khee,khee,khee…mandatet i keni FAKE-MASHTRIME sic e keni karaxhozin tuaj kryek….in Edo Ramuk Mafia.
Po ti kryetar bashkie je, nuk ke autoritet te japesh detyrime morale mbi deluteten se eshte mbi ty o polic! Ik shih SPAK-un se do te presi dhe ty bileten per te Erion b.th pambuku!