TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 20:40

Tronditet bota e futbollit, ndahet në mënyrë tragjike nga jeta trajneri i njohur francez

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet bota e futbollit, ndahet në mënyrë tragjike nga jeta
Trajneri i Brestit, Erik Roi

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e futbollit francez dhe atë evropian. Trajneri i Brestit, Erik Roi, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta dhe pikëllim të madh në komunitetin sportiv. Roi drejtonte skuadrën e Brest që prej janarit të vitit 2023, ndërsa konsiderohej një nga trajnerët më të njohur dhe më të respektuar të kampionatit francez.

Gjatë karrierës së tij, ai mbajti edhe poste drejtuese në futbollin francez dhe anglez. Roi ka qenë drejtor sportiv te Uotfordi dhe Lensi, ndërsa ka ushtruar detyra si drejtor dhe trajner edhe te Nis, klubi i qytetit ku lindi.

Përpara angazhimit si trajner, Roi zhvilloi një karrierë të gjatë si futbollist profesionist. Pjesën më të madhe të saj e kaloi në Francë, ndërsa eksperiencat e vetme jashtë vendit i pati me Rajo Vajekanon në Spanjë dhe Sandërlendin në Angli.

Kontributi i tij në futboll, profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj sportit do të mbeten të paharruara për kolegët, lojtarët dhe tifozët. Ndarja e parakohshme nga jeta e Erik Roi lë një boshllëk të madh në futbollin francez, ndërsa mesazhet e ngushëllimit për familjen dhe të afërmit e tij kanë ardhur nga shumë klube dhe personalitete të sportit.

erik roi trajneri francez

Lini një Përgjigje