Rama theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi, sipas tij, ata janë popull shtetformues në shtetin fqinj. Ai shton se e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët e Kosovës...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pjesmarrjen Diasporës në protestën e djeshme, sipas tij, duke marrë shkas nga komenti në “Facebook” i një shqiptareje nga Tetova.
Në një postim të gjatë, Rama theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi, sipas tij, ata janë popull shtetformues në shtetin fqinj. Ai shton se e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë kritikon atë që e cilëson si paraqitje të shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si “diasporë” në Tiranë, duke e konsideruar këtë një veprim që, sipas tij, dëmton imazhin e shqiptarëve në rajon. Rama ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi organizatorët dhe sponsorët e këtyre aktiviteteve, duke deklaruar se përpjekjet për të dëmtuar qeverinë e Partisë Socialiste nuk do të kenë efekt deri në përfundim të mandatit të saj.
Në reagimin e tij, kryeministri ndalet edhe te përdorimi i flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar si të papranueshme përdorimin e tij si simbol për “urrejtje politike” apo për rrëzimin e qeverisë në Tiranë.
“Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë”, shprehet ai.
Në fund të postimit, pasi la të kuptohej se kjo nismë po sponsorizohej nga Kosova, Rama u kujdes të theksonte se nuk ka lidhje me Albin Kurti dhe se nuk e konsideron atë përgjegjës për individë të caktuar të përfshirë në këto zhvillime.
"Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!
Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.
Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:
Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?
Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë e shqiptare, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.
Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:
“Ju rrugaça e sallahana,
vagabonda shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni n’mushkni…”
Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme", shkruan Rama.
O vemje e shpifur....
O Ram te kemi menduar coc je, po paske qene fare ordiner. Mis e co situaten ne perplasje, se pastaj nuk mban me njeri pergjegjesi per ty. Do marresh ate qe meriton, pa gjykate.
SPAK qe neser duhet ti shkoj ne zyre e ta arrestoj. ne flagrance. Eshte e paimagjinueshme qe lihet i lire, nje kryemafioz i perfshire ne cdo afere i zhytur ne llum. Eshte rrezik kombetar. Dhe 1 min te lihet i lire eshte rrezik kombetar. Jane bere gjerat kaq haptas dhe prape ky del e ben moral. Ca duhet te bej populli ne kete rast?! Se protestat jane paqesore kur ka lider qe reflektojne, qe pranojne realitetin jo si ky kellire. Ky vjen ere sa del ne media. Eshte fare letyre. provokon pa fund, dhe nje turme e irrituar qe duhet te jete "paqesore" Nuk ka byth ku te rri. Cdo gje ka kufi.
Per nga karakteri patriotizmi dhe ndershmeria ti je llum para integritetit te Albinit. Ca lidhje ke ti me Albinin o djale.