TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 12:35

"U rrethua Kryeministria", Softa: Për herë të parë u dha një mesazh pa përplasje dhe dhunë

Shkruar nga Pamfleti
"U rrethua Kryeministria", Softa: Për herë të parë
Fatjon Softa

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, e ka cilësuar protestën e zhvilluar në Tiranë si një nga manifestimet më qytetare të viteve të fundit, duke vënë në dukje pjesëmarrjen masive, mungesën e dhunës dhe mënyrën se si u menaxhua nga Policia e Shtetit.

I ftuar në “News 24”, Softa tha se protesta u karakterizua nga pjesëmarrja e familjarëve dhe qytetarëve që, sipas tij, dolën në shesh për të shprehur një shqetësim publik.

“Një protestë masive, një protestë ku në përbërje janë familjarë, ata që janë motori i ekonomisë, që dalin për një kauzë, për një shqetësim publik. Në 5 vjet për herë të parë nuk kemi barriera mes Policisë dhe qytetarëve, sepse këtë herë janë qytetarët. Policia ka siguruar mbarëvajtjen, është rritur në mënyrë inteligjente siguria nga Policia dhe nuk ka më barriera me institucionet. Madje kjo protestë është qytetare, sepse mblidhen edhe mbeturinat. Edhe në piknik mbeten mbeturina, por ka një mesazh të qartë ndaj kryeministrisë”, tha ai.

Softa theksoi se protesta shënoi një moment të veçantë, pasi sipas tij ishte hera e parë që godina e Kryeministrisë rrethohej nga protestuesit pa pasur tentativa të dhunshme apo përplasje me forcat e rendit.

“Nuk është rrethuar kurë, për herë të parë është rrethuar kryeministria. Përpjekja e tyre ka qenë ballore, si përpjekjet për të ndërhyrë, si rasti i hyrjes brenda apo sulmit ndaj ambientit. Por për herë të parë u dha mesazh dhe ka vetëm një thirrje, dorëheqjen e kryeministrit. Protestat në mënyrë konstante janë rritur gradualisht, me një qëllim të vetëm. Pra ishte një mesazh paqësor dhe qytetar ndaj kryeministrisë”, u shpreh eksperti.

Duke krahasuar protestën me tubime të tjera politike të së kaluarës, Softa tha se protestat e dhunshme zakonisht përfundojnë në përballje me Policinë, ndërsa këtë herë situata ishte krejtësisht ndryshe.

“Kur protestat bëhen të dhunshme përballë ke Policinë dhe kur ke Policinë nuk ke pushtetin e politikën dhe pastaj themi ‘Policia e krimit’. Por nuk ka polici në botë kur sulmohen institucionet që të jetë indiferente, kushdo të jetë si parti në pushtet, e në të gjitha rastet kanë qenë sulme ndaj Policisë. Edhe nesër nëse do kemi ndryshim sistemi do ketë përplasje me Policinë. Do jetë përballje mes protestuesve për një kauzë të caktuar dhe përballë politikës. Reagimi i tyre është i drejtë”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje