
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq, ku një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Sipas të dhënave paraprake, raportohet se, viktima e identifikuar si Lavdie Daci, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Bëhet me dije se, 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, por ky i fundit ishte larguar rreth një javë më parë drejt Greqisë për punë sezonale. Fëmijët e tjerë të saj jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të hedhë më shumë dritë mbi rastin.
Lini një Përgjigje