TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2026, 12:14

Ditmir Bushati 'shpërthen' ndaj Ramës: As Irani, as algoritmet, qytetarët janë ngritur kundër sistemit!

Shkruar nga Pamfleti
Ditmir Bushati 'shpërthen' ndaj Ramës: As Irani, as
Ditmir Bushati

Ditmir Bushati mbështet protestat kundër qeverisë, duke i cilësuar tubuesit si qytetarë të revoltuar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Ish-ministri i Jashtëm dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, ka reaguar me tone të ashpra pas protestës së zhvilluar kundër qeverisë, duke marrë në mbrojtje qytetarët që dolën në shesh. Ai kundërshtuar hapur narrativat që i paraqesin protestuesit si të manipuluar apo të nxitur nga faktorë të jashtëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati la të kuptohet se zemërimi i protestuesve buron nga problemet reale të vendit dhe jo nga ndikime të huaja apo fushata të organizuara.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre”, shkroi ai.

Sipas Bushatit, ata që dolën në protestë janë qytetarë të zhgënjyer nga mënyra se si është administruar vendi dhe nga ajo që ai e cilëson si një model që favorizon interesat e ngushta në dëm të interesit publik. 

Në reagimin e tij, Bushati ngriti shqetësimin për lidhjet mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar, duke argumentuar se qytetarët janë tashmë të ndërgjegjshëm për pasojat që kjo aleancë ka prodhuar në vend.

"Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar, theksoi ish-ministri.

Ditmir Bushati tha gjithashtu se protestuesit përfaqësojnë një pjesë të shoqërisë që kërkon më shumë drejtësi, dinjitet dhe mundësi, ndërsa shtoi se ndryshimi është bërë një domosdoshmëri.

“Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë. Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar”, shkroi Bushati, ndërsa bëri thirrje për reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

bushati ish-ministri qeveria rama protesta

3 Komente

  1. r
    reni

    Kaq e thjeshte eshte. Po i gjati eshte gati te bej cdo lloj pituete ta kaloj kete hall te madh.

    1. E
      E

      Kujtojne qe po ngordh kali, duan ti japin nje dore. Ik o Bushat , ti i di me mire se te gjithe si funksionojne keto pune. Protestat kane disa arsye te vazhdojne po jo te shkaterrojne Shqiperine e ta fillojme gjithmone nga e para.

      1. p
        poshte komunizmi

        KJO ESHTE PROTESTA E DESHTAKVE

        Lini një Përgjigje