TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 22:32

"Në tribunën më të bukur të demokracisë", Marjana Koçeku ndan foto nga protesta

Shkruar nga Pamfleti

 

"Në tribunën më të bukur të
Marjana Koçeku në protestë

 

Pak ditë pasi njoftoi ndarjen me Partinë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është shfaqur në protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë dhe klasës politike.

Deputetja kishte njoftuar më 14 qershor largimin nga grupi parlamentar i PS-së, duke deklaruar se idealet dhe vlerat e saj nuk mund të vendosen në funksion të partisë apo propagandës politike.

Një ditë pas këtij vendimi, ajo publikoi në rrjetet sociale simbolin e flamingos, i cili ndërkohë është kthyer në një nga simbolet më të njohura të protestave që prej tre javësh po mbledhin qytetarë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, Koçeku zgjodhi të ndajë edhe një mesazh të shkurtër nga protesta. "Në tribunën më të bukur të demokracisë", shkroi ajo në rrjetet sociale.

koceku rama proteste neomalesorja

Lini një Përgjigje