TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 21:04

Mjaft me Ramën, mjaft me Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Mjaft me Ramën, mjaft me Berishën!
Shkundet kasta politike

Mesazhi i protestës: Rama nuk është i pathyeshëm, Berisha nuk është alternativa

Pamjet e kësaj mbrëmjeje në Tiranë ishin të pazakonta për Shqipërinë e 35 viteve të fundit. Një bulevard i mbushur nga njëri skaj në tjetrin, mijëra qytetarë në shesh, diaspora e ardhur nga e gjithë Europa dhe një revoltë që nuk kontrollohej nga asnjë parti politike.

Pas rënies së regjimit komunist, protestat më të mëdha në Shqipëri janë organizuar pothuajse gjithmonë nga partitë politike. Ka pasur revolta, ka pasur tubime masive, ka pasur protesta qytetare si ajo kundër armëve kimike apo lëvizja studentore, por rrallëherë është parë një mobilizim i tillë qytetar, i qëndrueshëm dhe i pandërprerë për 21 ditë me radhë.

Kjo është arsyeja pse protesta e sotme përbën një moment politik që nuk mund të injorohet.

Mesazhi i parë i saj shkon për Edi Ramën.

Për javë të tëra kryeministri ka tentuar ta minimizojë lëvizjen. Ka folur për pak mijëra vetë, ka sulmuar organizatorët, ka ironizuar protestuesit dhe ka akuzuar rrjetet sociale për manipulim. Por pamjet e bulevardit të mbushur tregojnë se pakënaqësia është reale dhe se ajo mund të marrë përmasa shumë më të mëdha nga sa mendon qeveria.

Për herë të parë në shumë vite, një kryeministër përballet me një revoltë qytetare që nuk është prodhuar nga kundërshtari i tij politik. Kjo e bën protestën shumë më të vështirë për t'u menaxhuar dhe shumë më të rrezikshme për pushtetin.

Por mesazhi i dytë është po aq i fortë dhe i drejtohet Sali Berishës.

Për vite me radhë, opozita ka organizuar dhjetëra protesta. Ka pasur marshime, mitingje, mosbindje civile dhe tubime kombëtare. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka arritur të prodhojë energjinë dhe pjesëmarrjen që u pa sot në shesh.

Kjo tregon se problemi i një pjese të madhe të qytetarëve nuk është vetëm qeveria. Problemi është e gjithë kasta politike që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Prandaj edhe slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh nuk është vetëm "Rama ik". Është "Rama në burg, Berisha në burg".

Kjo nuk është thjesht një thirrje kundër dy politikanëve. Është refuzimi i një modeli politik që shqiptarët e shohin si përgjegjës për tranzicionin e pafund, emigracionin masiv, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet.

Nëse deri dje politika mendonte se qytetarët ishin të ndarë mes Ramës dhe Berishës, protesta e sotme tregoi diçka tjetër: një pjesë e madhe e tyre nuk duan më të zgjedhin mes të dyve.

Kjo është arsyeja pse protesta e 21-të nuk ishte vetëm një protestë kundër qeverisë. Ishte një paralajmërim për të gjithë klasën politike shqiptare. /Pamfleti

protesta rama

2 Komente

  1. s
    shota

    Sot me shume se kurre duhet qendrese bllokimi,dhe hyrja ne kryeministri. Shkojini te zyra e bejini nje top te madh ne tavoline. Aty derisa ta haj e pastaj te flase prape para grupit debilave parlamentar.

    1. B
      Besa shqiptareve

      Mos e toleroni me. Mjaft eshte Mjaft. Merreni si godine se nuk mund tia leme nje narkotrafikanti, hajduti, mashtruesi patologjik. Na e ka ul koken te gjitheve. Ai nuk perfaqeson me asnje shqiptar patriot te ndershem. Te shkoj te jetoj me Artur Shehun, Pojat, Troplinet, shytet haset cetin samirin, po atje te vendi. Mos harroj dhe Belen. Hidhjani ne kosh arrogancen psikopatine dhe harbitlleku. Ai eshte per doktor jo per kryeminister.

      Lini një Përgjigje