TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 16:41

Spiropali thellon ndasitë me Ramën, mungon në mbledhjen te Pallati i Brigadave

Shkruar nga Pamfleti
Spiropali thellon ndasitë me Ramën, mungon në mbledhjen te
Mbledhja e PS

Mes tensioneve të javëve të fundit me Edi Ramën, Elisa Spiropali mungoi këtë të shtunë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Kryetarja e Kuvendit ishte një nga dy mungesat e takimit, së bashku me Marjana Koçekun, e cila tashmë është larguar nga grupi parlamentar socialist.

Mungesa e Spiropalit vjen në një moment kur raportet e saj me kryeministrin janë shfaqur të tendosura. Në javët e fundit, ajo ka artikuluar publikisht qëndrime që janë interpretuar si kritika ndaj mënyrës së ushtrimit të pushtetit, ndërsa në një prej mbledhjeve të fundit Rama i kujtoi se po i afrohej "vijës së kuqe".

Edhe pse nuk ishte në sallë, Spiropali u bë pjesë e diskutimeve përmes referencave të kryeministrit. Gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë, Rama ironizoi idenë e një "Shqipërie të Re", një koncept që kryetarja e Kuvendit e ka promovuar në daljet e saj të fundit publike.

Pak ditë më parë, Spiropali deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re politike dhe për më shumë kontroll institucional mbi pushtetin. Nga mbledhja e socialistëve, Rama iu përgjigj me ironi atyre që, sipas tij, kërkojnë një "Shqipëri të Re".

Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re”, tha Rama, pa përmendur emra, por deklarata ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për Spiropalin.

 

ps grupi

Lini një Përgjigje