TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2026, 19:35

Interi dhe Asllani drejt ndarjes përfundimtare, zbulohet plani për merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti
Interi dhe Asllani drejt ndarjes përfundimtare, zbulohet plani për
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani duket gjithnjë e më pranë largimit nga Interi. Mesfushori shqiptar nuk konsiderohet pjesë e projektit të klubit zikaltër për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, Interi synon të arkëtojë të ardhura nga shitja e kartonit të Asllanit, fonde që do të përdoren për përforcimin e skuadrës gjatë merkatos së verës.

Ndërkohë, Besiktashi vazhdon të mbetet një nga klubet më të interesuara për shërbimet e 23-vjeçarit. Megjithatë, klubi turk synon ta transferojë lojtarin për një shumë më të ulët se 11 milionë eurot e parashikuara në klauzolën e blerjes.

Asllani nuk ka qenë në planet e trajnerit Kristian Kivu që nga fillimi, një situatë që u reflektua edhe në vendimet për huazimin e tij, fillimisht te Torino dhe më pas te Besiktashi.

E ardhmja e mesfushorit shqiptar mbetet ende e paqartë, por një gjë duket e sigurt: Asllani është larg planeve të Interit dhe vështirë se do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Italisë në sezonin e ardhshëm.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje