TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2026, 18:09

E pabesueshme, por e vërtetë; Ronaldinjo rikthehet në fushë dhe firmos me ekipin e mesfushorit shqiptar: Mezi pres të vallëzoj me topin

Shkruar nga Pamfleti
E pabesueshme, por e vërtetë; Ronaldinjo rikthehet në fushë
Ronaldinjo

Një nga lajmet më të bujshme të merkatos së verës vjen nga Italia, ku legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinjo, është pranë një rikthimi të papritur në fushat e blerta në moshën 46-vjeçare. Sipas raportimeve, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ka arritur marrëveshje me Ravenëm, skuadër që militon në Serinë C italiane.

Një detaj me interes për tifozët shqiptarë është fakti se kapiten i Ravenës është mesfushori shqiptar Paulo Rrapaj, i cili mban shiritin e kapitenit te skuadra italiane.

Ronaldinjo pritet të prezantohet zyrtarisht më 23 qershor gjatë një eventi të veçantë në Miami, ku Ravena do të zbulojë gjithashtu fanellën e re për sezonin e ardhshëm.

Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje. Mezi pres të rikthehem të vallëzoj me topin dhe të shkruaj një histori të re së bashku me Injacion dhe familjen Sipriani. Futbolli ka qenë gjithmonë burim gëzimi për mua dhe dua ta sjell të njëjtin shpirt në Ravena”, është shprehur Ronaldinjo.

Klubi italian, i cili sezonin e kaluar ishte shumë pranë ngjitjes në një kategori më të lartë, synon objektiva ambicioze dhe ka vendosur të investojë te një emër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit botëror.

E pabesueshme, por e vërtetë; Ronaldinjo rikthehet në fushë

Entuziazëm për afrimin e brazilianit ka shfaqur edhe presidenti i klubit, Injacio Sipriani.

Kam kaluar 24 vite të jetës sime në Shtetet e Bashkuara, por Ravena mbetet shtëpia ime. Të sjellësh Ronaldinjon në klub është diçka e jashtëzakonshme. Ai ka qenë idhulli im dhe ndikimi i tij në futboll shkon shumë përtej asaj që ka bërë në fushën e lojës”, deklaroi Sipriani.

Sipas planit të drejtuesve të klubit, Ronaldinjo do t’i bashkohet skuadrës që në fazën përgatitore dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik gjatë gjithë sezonit.

Ceremonia e prezantimit do të ketë edhe një dimension bamirësie. Ravena dhe familja Sipriani kanë njoftuar se do të dhurojnë fonde për organizatën “Street Soccer USA”, e cila përdor futbollin si mjet për zhvillimin social dhe edukativ të të rinjve që jetojnë në komunitete me vështirësi ekonomike.

Nëse marrëveshja zyrtarizohet sipas planit, futbolli italian do të përjetojë një nga rikthimet më të bujshme të viteve të fundit, me Ronaldinjon që pritet të zbresë sërish në fushë për të magjepsur tifozët, këtë herë me fanellën e Ravenës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky Sports Football (@skysportsfootball)

ronaldinjo ravena skuadra italiane

Lini një Përgjigje