TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2026, 16:25

Plas skandali te Senegali para ndeshjes me Norvegjinë, rrezikohet revolta nga lojtarët e kombëtares afrikane

Shkruar nga Pamfleti
Plas skandali te Senegali para ndeshjes me Norvegjinë, rrezikohet revolta
Kombëtarja e Senegalit

Situata në kampin e përfaqësueses së Senegalit është alarmante, pavarësisht se skuadra po merr pjesë në Botëror. Mediat raportojnë se vështirësi të shumta po ndikojnë negativisht në përgatitjet e ekipit, duke krijuar pakënaqësi mes lojtarëve dhe stafit teknik.

Një nga problemet kryesore lidhet me bonuset e papaguara për futbollistët, çështje që ka shtuar tensionet brenda skuadrës. Po ashtu, raportimet flasin edhe për dështime serioze në organizimin logjistik.

Sipas burimeve pranë ekipit, kushtet e akomodimit në hotel janë larg standardeve që priten për një përfaqësuese që garon në një kompeticion të këtij niveli. Edhe ushqimi është kthyer në shqetësim, pasi mungesa e një kuzhinieri i ka detyruar lojtarët të porosisin vakte nga jashtë.

Vështirësitë nuk ndalen me kaq. Trajneri Pape Çau raportohet se vazhdon të drejtojë ekipin pa një kontratë zyrtare dhe pa marrë pagesë prej disa muajsh.

Pavarësisht këtyre problemeve, Senegali duhet të përqendrohet te sfida e radhës në Botëror. Më 23 qershor, përfaqësuesja afrikane do të përballet me Norvegjinë në një ndeshje me rëndësi të madhe për ecurinë e saj në turne.

senegali kombëtarja afrikane kupa e botës

Lini një Përgjigje