TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 21:30

Marshim historik, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

Shkruar nga Pamfleti

Marshim historik, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Sonte do ta

Nis marshimi, rrethohet Kryeministria

Si kurrë më parë, protesta kulmon me një marshim rreth godinës së qeverisë, e cila për herë të parë rrethohet nga një numër i madh protestuesish.

Ndryshe nga herët e tjera, marshimi mbrëmjen e sotme do jetë rreth Kryeministrisë. Si kurrë më parë, goditën e qeverisë do e rrethojnë një numër i jashtëzakonshëm qytetarësh, të cilët kërkojnë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti. Po ashtu kërkojnë ndryshime rrënjësor të politikës dhe promovimin e figurave të reja.

Organizatorët kanë bërë thirrje që qytetarët të mos largohen pas përfundimit të marshimit, por të qëndrojnë gjatë natës përpara Kryeministrisë, duke e kthyer protestën në një akt simbolik qëndrese. Sipas tyre, kushdo që ka mundësi ftohet ta gdhijë në shesh, në shenjë vendosmërie dhe presioni qytetar për realizimin e kërkesave të ngritura gjatë tubimit.

Marshim historik, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Sonte do ta
Pjesëmarrje historike

Me flamuj kombëtarë në duar dhe nën thirrje kundër qeverisë, qytetarët po lëvizin përgjatë perimetrit të godinës, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar këtë veprim si një simbol të vendosmërisë së tyre për të vijuar protestat.

Marshimit i janë bashkuar qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për t'u bërë pjesë e protestës së 21-të kundër kryeministrit Edi Rama.

Një protestë madhështore po mbahet sonte në Tiranë. Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama. Siç nuk ishte menduar ndonjëherë, ‘shuplaka’ kryeministrit Edi Rama po i vjen nga Diaspora.

Një pjesëmarrje historike. Një gjë është e sigurt kjo protestë do të mbahet mend gjatë. Një revoltë madhështore kundër kësaj klase politike që për 35 vite me radhë kanë vjedhur dhe punuar në dëm të shqiptarëve.

nis marshimi protesta rrethohet kryeminsitria

1 Komente

  1. P
    Pal

    Po e shikoj rrethimîn live dhe nuk janë as 100 vetë pa përmbajtje pa proram dhe vetëm vetëgjygjsi populiste

    Lini një Përgjigje