Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja konkrete e kontrollit ndaj kompanisë “Lura”, por emri i Dodë Doçit rezulton i përmendur në vendimin gjyqësor të lidhur me hetimin ndaj Salvador alias Shpëtim Aliut dhe Isa Aliut
SPAK ka zgjeruar hetimet pas operacionit të zhvilluar më 16 qershor, ku u godit një grup kriminal që dyshohet se ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, duke gjeneruar miliona euro të ardhura të dyshuara si të paligjshme.
Në kuadër të kësaj dosjeje voluminoze, hetuesit kanë ushtruar kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe më shumë se 30 kompanive që operojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit. Sipas informacioneve, kontrolle janë kryer edhe tek kompania “Lura shpk”, e njohur për ndërtimin e komplekseve të vilave në Gjirin e Lalëzit, si LURA 1, LURA 2 dhe projekte të tjera. Pjesë e verifikimeve ka qenë edhe ndërtuesi i lidhur ngusht me familjen Berisha, Dodë Doçi.
Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja konkrete e kontrollit ndaj kompanisë “Lura”, por emri i Dodë Doçit rezulton i përmendur në vendimin gjyqësor të lidhur me hetimin ndaj Salvador alias Shpëtim Aliut dhe Isa Aliut, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash në vlera miliona euro.
Iku dhe ky!