TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 07:54

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

Shkruar nga Pamfleti
Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, sa pritet të
Moti

Ditën e sotme, temperaturat do të shënojnë një rritje të ndjeshme gjatë kësaj dite në të gjithë territorin e Shqipërisë, si pasojë e një vale të fortë të nxehti që ka përfshirë vendin.

Sipas meteorologëve, në disa prej qyteteve kryesore, si Tirana, Elbasani, Berati dhe Shkodra, termometri pritet të ngjitet deri në 39 gradë Celsius, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të periudhës.

Në zonat e ultësirës perëndimore dhe përgjatë bregdetit, përfshirë edhe jugun e vendit, temperaturat maksimale do të luhaten mes 33 dhe 37 gradëve Celsius, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot të kthjellët gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, në zonat malore temperaturat do të jenë më të moderuara, me vlera që parashikohen nga 29 deri në 32 gradë Celsius.

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe diell, ndërsa gjatë pasdites mund të shfaqen vranësira të pakta dhe kalimtare në relievet malore, pa sjellë reshje shiu.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit do të vijojë të ndikojë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, duke mbajtur temperaturat në nivele të larta. Edhe orët e natës pritet të jenë më të ngrohta se zakonisht, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato të ulëta të vendit.

1 Komente

  1. F
    Five company

    Kam nje sugjerim, sa me nxehte te bej aq me shume duhet te pini uje...se kushedi ndodh qe mund te bjere shi???! Sa me te dehidratuar aq me shume do ta zhurit token dhe te digjet e gjalle me bimesi dhe kafsheri. Kjo eshte vala e te nxehtit.....,por ju mos u tutni: " Te gjithe ne det, te gjithe ne pishina" , se kushedi tutna dhe na vjen ndonja re mbi qiell..

    Lini një Përgjigje