TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 17:25

'Algoritmi' që po 'rrëzon' qeverinë e 'like'-ve dhe 'share'-ve

Shkruar nga Pamfleti
'Algoritmi' që po 'rrëzon' qeverinë e
Edi Rama

Rama ka vendosur ta shpallë algoritmin armik, sepse pa forcën e propagandës, “maska e pushtetit perfekt” bie dhe rrënojat e keqqeverisjes së tij nisin të dalin në sipërfaqe...

Kryeministri Edi Rama, pas “psonisjes” nga një armik imagjinar në tjetrin, ka dalë në përfundimin se fajtori për protestat masive kundër tij është algoritmi. Gjithashtu, Rama ka theksuar se shumica e qytetarëve që dalin të protestojnë në Bulevard vijnë për të bërë video dhe selfie për rrjetet sociale, pasi protesta është në trend për momentin.

Por e gjithë kjo narrativë është disi paradoksale, aq më tepër për një qeveri e cila ka ngritur një “makineri gjigante” në rrjetet sociale, e cila prej 14 vitesh nxjerr për konsum propagandën e gatuar në zyrat e Kryeministrisë. Çdo ditë, prej 14 vitesh, në profilet e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, administratës, drejtorëve e deri te rojet e institucioneve, riciklohet e njëjta propagandë.

Kjo lloj makinerie arriti në nivele të frikshme. Në prill të këtij viti, një foto u bë pasqyrimi më i mirë i kësaj makinerie, ku një nismë e qeverisë për pastrimin e plazhit tregonte katër punonjës që pastronin plazhin dhe katër fotografë që filmonin këtë proces, nga i cili më pas mund ta merrni vetë me mend se çfarë narrative krijohej.

'Algoritmi' që po 'rrëzon' qeverinë e

Paradoksal është reagimi i Ramës edhe për vetë faktin se, në disa prej mbledhjeve të qeverisë së tij, ministra, deputetë dhe anëtarë të PS-së janë “kryqëzuar” nga Rama për shkak se nuk kanë qenë aktivë me shpërndarjet në rrjetet sociale ose për numrin e like-ve.

I gjithë ky nervozizëm i Ramës ndaj algoritmit shpjegohet vetëm me një gjë: vrulli i madh dhe masiviteti që ka marrë protesta, si dhe pakënaqësia ndaj qeverisjes së tij, kanë hedhur përtokë makinerinë gjigante të propagandës. “Botët” që komentonin në mënyrë automatike në rrjetet sociale për të mbrojtur Ramën dhe për të lavdëruar punën e tij, tashmë nuk po ia dalin dot përballë qytetarëve realë të pakënaqur nga kjo qeverisje 14-vjeçare.

Për këtë arsye, Rama ka vendosur ta shpallë algoritmin armik, sepse pa forcën e propagandës, “maska e pushtetit perfekt” bie dhe rrënojat e keqeverisjes së tij nisin të dalin në sipërfaqe./Pamfleti

4 Komente

  1. P
    POETI (real)

    PARODI_________________ APOLOGJIA E RAMËS –FAJIN E KA ALGORITMI_________________ Populli doli në protestë? Dakord, e ç'faj kam unë? Fajin e ka algoritmi, Mos përrallisni si shumë.________________ S’ka zemërim as pakënaqësi, Po e lë rininë të protestojë, Kjo tregon kemi demokraci, Me algoritmin mos të abuzojë.___________ Studentët po ngrenë zërin, Sepse algoritmi i mësoi, Ca protestues bllokuan rrugën, Se algoritmi i frymëzoi.________________ Nëse pensionisti ankohet, Se pensioni nuk i del, Të presë dhe nja tre vite, Se bonus parazgjedhor merr.____________ Kur të rinjtë ikin përditë, Në emigrim me nxitim, S’është mungesa e shpresës, Po te algoritmi ka gabim._________________ Mos shikoni spitalet, Mos shikoni arsimin, Një algoritëm hibrid, Po u prish mendimin.__________________ Thoni spitalet s'kanë mjekë, Dhe shkollat po mbeten bosh, Është manipulim algoritmi, Hidheni algoritmin në kosh._______________ Mos shikoni korrupsionin, As arrogancën në pushtet, Fajin e ka vetëm algoritmi, Nuk është se s'kemi shtet._______________ Mos na fajësoni për tendera, E as për ndonjë padrejtësi, Fajin e ka patjetër algoritmi, S'ka korrupsion në ministri.______________ Nëse kërkoni llogaridhënie, Dhe doni po ashtu drejtësi, Pse duhet të jap dorëheqjen, Se del ndonjë algoritëm i ri?_______________ Nëse nesër protestoni prapë, Dhe thonë fajin e ka qeveria, Mos u merrni me algoritma, Nuk shkruhet kështu historia.______________ Po u mbush lum sheshi prapë, Me zemërim dhe qytetari, Fajin e ka vetëm algoritmi, Që 2000 vetë i bën 100mijë.______________ Shihni në ekran protestuesit, Se sa shumë të lumtur janë, Algoritmi i nxjerr të zhgënjyer, Se lemerisët tërë dynjanë!________________ Diellën unë e bëra ministre, Nga algoritmi e hëngra vet, Tenderat me flamur të kuq, Na u katandisën mysybet._______________ Mos i besoni pra argoritmit, Ai s'iu do të mirën si unë, Më lini të sundoj dhe 3 vite, Pastaj derdhuni në shesh lumë.____________ Unë dua t'ju integroj në BE, Pastaj të lulëzojë Shqipëria, Veç hiqni dorë nga algoritmi, Nuk rrëzohet kështu qeveria.______________

    1. A
      A. B.

      Don Kishoti që armiq ka shpallur mullinjtë e erës

      1. P
        Propaganda mediatike

        Historia politike ofron shumë raste ku protestat filluan si shprehje e pakënaqësisë dhe jo si lëvizje me një program të qartë qeverisës. 1. Lëvizja e Solidaritetit (Polonia, 1980). Lëvizja filloi si grevë e punëtorëve në kantieret detare të Gdańskut kundër kushteve ekonomike dhe shtypjes politike. Fillimisht nuk paraqiti një plan të plotë për qeverisjen e Polonisë. Qëllimi kryesor ishte njohja e sindikatave të pavarura dhe të drejtave civile. Vetëm më vonë u shndërrua në forcë politike që kontribuoi në fundin e regjimit komunist.___________2. Revolucioni i Kadifenjtë. Protestat masive në Çekosllovaki nisën si kundërshtim ndaj regjimit komunist. Demonstruesit nuk kishin një program të detajuar ekonomik apo institucional për ditën pas regjimit. Kërkesa kryesore ishte largimi i sistemit ekzistues. Alternativa politike u formësua gradualisht rreth figurave si Václav Havel.___________________ 3. Pranvera Arabe. Në vende si Tunisia dhe Egypt protestat nisën nga zemërimi ndaj korrupsionit, papunësisë dhe autoritarizmit. Nuk ekzistonte një alternativë e unifikuar politike. ________________________ 4. Euromaidan. Protestuesit dolën fillimisht kundër vendimit të presidentit për të mos nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Evropian. Nuk kishin një program të detajuar qeverisës. Kërkesa kryesore ishte ndryshimi i kursit politik dhe largimi i presidentit. Më pas u zhvilluan alternativa të reja politike._______________ 5. Lëvizja për të Drejtat Civile. Në fillim protestat synonin t'i jepnin fund segregacionit racor dhe diskriminimit. Aktivistët nuk paraqitën një platformë të plotë për qeverisjen e SHBA-së. Qëllimi ishte korrigjimi i padrejtësive specifike përmes presionit publik dhe institucional._______________ 6. Protesta studentore Maj 1968. Protestat studentore dhe punëtore filluan si revoltë kundër strukturave sociale dhe politike ekzistuese. Ishin shumë të fragmentuara ideologjikisht dhe pa një alternativë të vetme politike. Megjithatë, ato ndryshuan thellësisht debatin publik francez.

        1. p
          poshte komunizmi

          nuk rrezohet kurre qeveria legjitime shqiptare me 1 miljon vota, kjo o i dashur pamflet eshte ender serbo-rusi-iraniane

          Lini një Përgjigje