Protesta e 23-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me reagime të studentëve dhe përfaqësuesve të diasporës, të cilët kanë ngritur shqetësime për arsimin, përfaqësimin dhe trajtimin e emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri për t'iu bashkuar tubimeve.
Një student që mori fjalën para protestuesve deklaroi se të rinjtë nuk kërkojnë privilegje, por institucione që japin llogari dhe respektojnë të drejtat e tyre.
“Nuk kërkojmë privilegje, por institucione që mbajnë përgjegjësi. Kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet, arsimi nuk është favor, por një e drejtë. Poshtë sistemi, burg Edi Ramës”, u shpreh ai.
Ndërsa një studente tjetër tha se të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.
“Kryeministër, ky është fundi juaj sepse e ardhmja jemi ne”, deklaroi ajo.
Një nga temat më të diskutuara gjatë protestës ishte edhe situata e emigrantëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimeve.
Një protestuese akuzoi qeverinë për vendosjen e gjobave të larta ndaj automjeteve të diasporës, duke e cilësuar këtë si një formë ndëshkimi ndaj emigrantëve.
“Si e priti diasporën Rama këtu? Të gjitha makinat e diasporës janë gjobitur me gjobat maksimale. Mbi 125 mijë lekë ose 450 mijë lekë. Është e papranueshme që bijtë tanë të gjobiten me gjoba maksimale. Turp! Rama jep dorëheqjen! Rama na ke zhgënjyer!”, tha ajo.
Sipas protestueses, shumë emigrantë janë përballur me vështirësi në pikat kufitare për shkak të detyrimit për të shlyer gjobat përpara largimit nga Shqipëria.
“Emigrantëve u duhet të kthehen në punë dhe nuk i kanë lejuar të kalojnë kufirin pa paguar gjobat. Iu desh të kthehen prapë sepse nuk kishin ku t’i paguanin gjobat që të largoheshin sërish. Turp!”, u shpreh ajo.
Protesta para Kryeministrisë vijon për të 23-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
sigurisht me ne fund nje drejtim i duhur....DREJTESIA....pa drejtesi dhe ligj te barabarte per te gjith ska KOMB....fakt e gjith periudha 35 vejcare eshte pikerisht DREJTESIA minimi i saj KASTILE per ta lene nje shtet lecke dhe si rjedhim ta rjepesh si i babezitur....nga do ta kthesh koken cdo gje varet nga DREJTESIA....DHE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE....KTA MONSTRAT NUK KISHIN KOHE ISHIN TE ZENE ME GRABITJET QE I BENIN KOMBIT CDO DITE....NUK KA CI DUHET drejtesia AJDUTEVE....AJDUTET DUAN MJERGULL DHE SHTET LECKE ...PARTI mbi SHTET ...QE VJEDHJA MOS KETE AUTOR dhe kur skifteri ta rjepe kte komb as PUPLAT MOS I NGELEN....kjo eshte historia 35 vjecare e ISH KOMUNISTEVE degjeneruar ne MAFIE EKONOMIKE...