TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2026, 16:18

“Dhimbje koke” te Franca pak orë para ndeshjes me Paraguajin, ‘gjelat’ humbasin titullarin për shkak dëmtimi

Shkruar nga Pamfleti
“Dhimbje koke” te Franca pak orë para ndeshjes me Paraguajin,
Mesfushori i Francës, Aurelien Çuameni

Franca pritet të zbresë në fushë pa Aurelien Çuameni në ndeshjen e 1/8-ave të finales së Botërorit ndaj Paraguajit. Sipas raportimit të "RMC Sport", mesfushori i Realit të Madridit ka ndierë sërish shqetësime muskulore gjatë seancës së fundit stërvitore dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Didie Deshamp.

Në vend të tij pritet të aktivizohet Manu Kone, i cili është zgjedhja kryesore e stafit teknik për të plotësuar boshllëkun në mesfushë. Kjo përbën një goditje të rëndësishme për Francën, pasi Çuameni konsiderohet një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Raportet bëjnë të ditur se mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth një javë, duke humbur kështu një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut deri në këtë fazë.

Nuk është hera e parë që Çuameni mungon gjatë këtij Botërori. Edhe në sfidën ndaj Irakut ai nuk ishte i gatshëm, ndërsa vendin e tij në formacion e zuri po Manu Kone.

Pavarësisht kësaj mungese, Deshamp nuk pritet të ketë probleme të tjera në përbërje për përballjen me Paraguajin. Çuameni ka qenë një nga futbollistët më të spikatur të Francës në këtë Botëror, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm përkrah yjeve të repartit ofensiv, Majkëll Olize, Kilian Mbape dhe Osman Dembele.

aurelien çuameni mesfushori i francës kupa e botës

Lini një Përgjigje