TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 18:16

Detaje nga plagosja në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut që u sulmua me thikë!

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga plagosja në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut
Foto ilustruese

I plagosuri, Renato Leka ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Policia ka dhënë detaje zyrtare lidhur me plagosjen me thikë të regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shëngjinit, ku një 30-vjeçar mbeti i lënduar.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:20 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal të Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Renato Leka rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

I plagosuri, Leka, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur motivet e plagosjes, ndërsa hetimet vijojnë.

 

 

 

policia

Lini një Përgjigje