TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2026, 08:35

Frika nga sulmet e Ukrainës, lahti luksoz i lidhur me Putinin merret nën mbrojtjen ruse

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga sulmet e Ukrainës, lahti luksoz i lidhur me Putinin merret
Jahti luksoz “Graceful”

Jahti luksoz “Graceful”, i cili pas nisjes së luftës në Ukrainë u riemërua “Kosatka” dhe lidhet me presidentin rus Vladimir Putin, është zhvendosur në portin e Severomorskut, pranë Murmanskut, në veri të Rusisë.

Sipas raportimeve, anija 82 metra e gjatë ka mbërritur në këtë zonë e shoqëruar nga anija luftarake ruse “Voyevoda”, në një lëvizje që dyshohet se lidhet me frikën për sulme të mundshme nga forcat ukrainase.

Megjithëse Severomorsku ndodhet rreth 1,500 kilometra larg Ukrainës, Kievi tashmë disponon mjete që mund të godasin objektiva në distanca të tilla.

Zhvendosja e jahtit është zbuluar nga transmetuesi danez DR, i cili ka ndjekur lëvizjet e tij përmes imazheve satelitore që prej fundit të qershorit, kur anija ndodhej në brigjet e Danimarkës dhe kishte planifikuar të lundronte drejt Stambollit.

Sipas të dhënave të publikuara, anija ushtarake që shoqëronte jahtin ka lundruar me transponderët e fikur, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e saj.

Ndërkohë Rusia ka sulmuar përsëri me raketa balistike Ukrainën. Raportohet se nga sulmet kanë mbetur të vdekur tre persona. Sulmet vijnë në momentin kur Trump i ka premtur Ukrainës sistemet e mbrojtjes Patriot. Ajo që po e nxjerr zbuluar Ukrainën është mungesa e iterceptorëve për dronë, të cilët prodhohen në Shtetet e Bashkuara.

Një nga valët e dronëve të dërguar nga Rusia goditi një ndërtesë 25-katëshe tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në aplikacionin Telegram.

Përveç tre vdekjeve, 13 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulme, dy prej të cilëve rëndë, shtoi Klitschko.

Shpërthime gjatë natës goditën kryeqytetin ukrainas pak para se të binte sirena e sulmit ajror, thanë dëshmitarë të Reuters.

Dy depo u përfshinë nga flakët pas sulmeve dhe zjarrfikësit luftuan me flakët nga platformat e shkallëve të vinçit deri të mërkurën në mëngjes.

Theksojmë se mërkurën, një sulm rus në portin ukrainas të Odesës në Detin e Zi vrau katër persona dhe plagosi gjashtë, tha një zyrtar i lartë lokal. Qyteti, porti më i rëndësishëm i Ukrainës, ka qenë një objektiv i shpeshtë rus në luftën më shumë se katërvjeçare.

Një dron ukrainas goditi një stacion ambulance jashtë një spitali në qytetin Ivanivka, duke vrarë një punonjës spitali, tha guvernatori i instaluar nga Rusia i pjesëve të rajonit jugor të Khersonit nën kontrollin e Moskës.

Ndërsa mbrojtja ajrore e Ukrainës interceptoi 139 nga 169 dronët gjatë sulmeve të natës në vend, ato përsëri nuk ishin në gjendje të rrëzonin asnjë nga pesë raketat balistike të përdorura nga Rusia, treguan të dhënat e forcave ajrore.

Moska ka intensifikuar luftën e saj ajrore ndaj Ukrainës në muajt e fundit, pasi përparimet e saj tokësore kanë ngecur kryesisht dhe sulmet ukrainase ndaj logjistikës së saj ushtarake dhe industrisë së naftës shkaktuan mungesa të gjera të karburantit.

Vetëm në korrik, sulmet ruse ndaj Kievit dhe rajonit përreth kanë vrarë 60 persona. Mbrojtja ajrore ka rrëzuar vetëm katër nga 54 raketat balistike të lëshuara nga Rusia këtë muaj, sipas të dhënave të forcave ajrore.

jahti luksoz “graceful” sulmet e ukrainës putin

Lini një Përgjigje