TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2026, 22:04

Rusia thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Shkruar nga Pamfleti
Rusia thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Lavrov: Marrëveshja
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duhet të marrë parasysh interesat jo vetëm të palëve ndërluftuese, por të të gjitha vendeve të prekura nga kriza.

Jo vetëm Irani, fqinjët e tij, Shtetet e Bashkuara, por të gjitha vendet që në një mënyrë ose në një tjetër vuajnë nga ndikimi negativ në ekonominë globale nga situata aktuale”, tha Lavrov para gazetarëve pas vizitës së tij në Mozambik.

Duke theksuar nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, shefi i diplomacisë ruse shtoi se thelbi mbetet te zgjidhje diplomatike.

“Ne kemi një qëndrim të përbashkët për ngjarjet rreth Iranit, në Ngushticën e Hormuzit dhe, më gjerësisht, në Gjirin Persik. Ne nisemi nga fakti se, sigurisht, ky konflikt duhet të zgjidhet. Dhe ai mund të përfundojë vetëm me një marrëveshje që pasqyron interesat e të gjitha palëve”, shroi ai.

Lavrov bëri thirrje për një përfundim të drejtë të luftës SHBA-Iran, duke paralajmëruar se një marrëveshje e njëanshme do të ishte e pamjaftueshme dhe e paqëndrueshme. Ai nënvizoi se kriza aktuale po ndikon negativisht në tregjet globale të energjisë, sigurinë ushqimore dhe stabilitetin ekonomik ndërkombëtar.

Deklarata e Lavrovit vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për rikthimin e dialogut midis Uashingtonit dhe Teheranit janë intensifikuar. Pakistani dhe Katari po luajnë rol aktiv ndërmjetësues, ndërsa Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar në mes të qershorit po shihet si bazë e mundshme për negociata të reja. Rusia, e cila ka marrëdhënie të ngushta me Iranin, ka insistuar vazhdimisht që çdo zgjidhje e konfliktit të mos injorojë interesat e aktorëve të tjerë rajonalë dhe globalë, duke përfshirë vendet e BRICS dhe ato në zhvillim që vuajnë nga çmimet e larta të naftës dhe ndërprerjet në tregtinë detare përmes Ngushticës së Hormuzit.

lavrov irani shba

Lini një Përgjigje