TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Korrik 2026, 13:31

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros;

Në shkurt e prill 2024, Kumbaro propozoi dhe firmosi lejet për resortin 'Amantes' në Gjirin e Llamanit (brenda zonës së mbrojtur) dhe resortin tjetër në Potam të Himarës; të dy për trafikantin Arben Muçobega. Në total, 17 leje në Tiranë, Durrës, Himarë, Vlorë e Sarandë. SPAK heton Kumbaron për dy dosje dhe Muçobegën për falsifikim pronash e pastrim parash…

Në muajin shkurt 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, me propozim të ish-Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, i miratoi kompanisë "Bega 07" lejen për ndërtimin e resortit "Amantes" me sipërfaqe 101 mijë e 288 m² tokë publike në Gjirin e Llamanit, brenda zonës së Mbrojtur të Porto-Palermos.

Pa kaluar 2 muaj nga kjo leje, në muajin prill 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, përsëri me propozim të ministres Mirela Kumbaro, i dha kompanisë "Bega 07" të Arben Muçobegës lejen për resort tjetër buzë detit në Potam të Himarës.

Leja është dhënë me Vendim nr. 34, datë 2 prill 2024, për ndërtimin e një resorti turistik rezidencial me hotel dhe pallate 5 kate mbi tokë e 2 kate nëntokë, në 10 mijë e 954 m² tokë, të përbërë nga 4 sipërfaqe të deklaruara private, pa u verifikuar origjina dhe titujt e pronësisë.

Nuk është rastësi që 17 lejet e ndërtimit për resorte dhe komplekse pallatesh të dhëna kompanisë "Bega 07" të Arben Muçobegës në Tiranë, Durrës, Himarë, Vlorë e Sarandë janë propozuar dhe firmosur nga ish-ministrja Mirela Kumbaro.

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros;

Firma e Mirela Kumbaros është dhe në lejen Nr. 25, datë 31 korrik 2024, për hotelin "Sea View" po në Potam të Himarës, me shtesë kati nëntokësor, dhënë 3 muaj pas lejes për resortin me hotel tjetër dhe godina 5 kate mbi tokë e 2 kate nëntokë, si dhe lejen për kompleksin "Centaurea" me 15 kulla në 3.1 ha kodër e gjelbëruar mbi Liqenin e Thatë të Tiranës.

Pyetja që shtrohet natyrshëm dhe si indicie që duhet hetuar nga SPAK-u është kjo:

·  A qëndron ministrja Mirela Kumbaro pas biznesit të kullave, hoteleve, pallateve e resorteve që ka ndërtuar dhe po ndërton kompania "Bega 07" e Arben Muçobegës?

Këtë dyshim, përveç zërave brenda kupolës së qeverisë dhe në qarqet e ndërtuesve se trafikanti Arben Muçobega është "lavatriçja" e pastrimit të parave të pista të Mirela Kumbaros, e përforcon dhe fakti që ajo është mbështetësja dhe sekserja te kryeministri Edi Rama dhe mbështetësja aktive për lejet që ka marrë ky ndërtues.

Po ashtu, nuk quhet rastësi as fakti që kompania "Bega 07" është promovuar nga Mirela Kumbaro në panairet ndërtimore-turistike të organizuara nga Ministria e Turizmit në Shqipëri, Greqi, Gjermani dhe Itali, duke u paraqitur si një nga kompanitë lider në zhvillimet turistike.

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros;

Linjën e lidhjes në interesa të ministres Kumbaro me ndërtuesin trafikant dhe "lavatriçe" të saj Arben Muçobega, le ta hetojë SPAK-u, ku Kumbaro është me dy dosje hetimi për korrupsion me fondet publike dhe për "pikën e vockël" të tokës në Butrint.

Po kështu, nën hetim është dhe ndërtuesi Arben Muçobega për korruptim të zyrtarëve të shtetit, falsifikim dokumentash pronësie të tokave në bregdet, Tiranë e Durrës dhe pastrimin e parave të drogës e korrupsionit në ndërtime./Pamfleti

 

arben muçobega mirela kumbaro potami himara

3 Komente

  1. J
    Jeta

    SPAK eshte i zënë me punë me te rendesishme. Po shqyrton komentet e popullit protestues.

    1. R
      Refiku

      Jo vetem qe i ka dhene leje por e lejon te punoje ne cdo ore te dites e te nates. Mos u mundo kot te lajmerosh policine se nuk ua ndjen fare per ankimet e banoreve.

      1. F
        Feti Dema

        Unë kam bindjen që SPAK dhe ata qëqëndrojnë para dhe pas tij, nuk vrapojnë pas lepurit. Lepuri shkon dhe hipën vetë në qerre. Lepuri nuk është budalla. Lepuri kërkon gjykim të shkurtuar. Pranon fajin dhe kërkon mëshirë. Go9merët dhe mushkat SPSK do tilerë pak kohë në diell ti hanë mizat dhe në fund do ti ngarkojë me mallin e vjedhur për ta çuar në destinacion. Haka te i zoti. Frroku dhe bythlëpirësit e "Parisë Tiranës" do frikojnë dhe shantazhojnë protestuesit paqësor. Lavdi protestës. Poshtë qeverija kolaboracioniste e korruptuar dhe e kriminalizuar e Shqipërisë. Të gjithë në protestë.

        Lini një Përgjigje