TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Korrik 2026, 12:24

“Mikut” trafikant të gruas së krye-prokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, i sekuestrohet kulla e drogës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“Mikut” trafikant të gruas së krye-prokurorit të
Dorian Puka dhe Elion Mustafaj /

A fshihet Kryeprokurori i Fierit te pallati i sekuestruar në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë...

Rast tipik i lidhjes financiare dhe afërmitetit familjar të zyrtarëve të drejtësisë me eksponentë të krimit, është kryeprokurori i Fierit, Elion Mustafaj; të cilin Këshilli i Lartë i Prokurorisë e mban në detyrë dhe e promovon, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë heshtin.

Sipas formularit të deklarimit pasuror, bashkëshortja e kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, zonja Najada Mustafaj, është e punësuar në kompaninë e Dorian Pukës, ku ajo jeton prej 14 vitesh dhe bashkë kanë krijuar "miqësi" personale e afërmitet familjar.

“Mikut” trafikant të gruas së krye-prokurorit të

Dorian Puka nga Lezha rezulton i dënuar 2 herë me burg në Angli dhe është arrestuar 2 herë të tjera e është dëbuar nga Anglia për grabitje banesash e biznesesh, përfshirje në trafik droge, dhunë ndaj gazetarit Isaac Crowson të "Daily Mail" që i publikoi krimet, dhe është i skeduar në Shqipëri për trafik droge e pastrim parash.

Përveç jetës luksoze në Angli dhe blerjes së pasurive të paluajtshme atje, trafikanti e grabitësi Dorian Puka, shefi dhe "miku" i gruas së kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, po pastron paratë e pista dhe me ndërtime në Shqipëri.

Atij i është sekuestruar një kullë në proces ndërtimi te rruga "Myslym Shyri" në Tiranë, e financuar me para të siguruara nga aktivitetet kriminale në Angli e Shqipëri, por ai vazhdon punimet në atë pallat, ndërsa policia nuk e ndalon.

Në dosjen penale të Drejtësisë Britanike thuhet se Dorian Puka është arrestuar e dënuar për vjedhje dhe lidhje aktiviteti me grupet e trafikimit të drogës; konkretisht me 9 muaj burg në vitin 2016, me 3.5 vite burg në vitin 2017 dhe deportim, ndërsa pas rifutjes ilegale në Angli është riarrestuar dhe rideportuar në Shqipëri në vitin 2020.

Ky profil kriminal nuk e ka ndaluar kryeprokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, të punësojë bashkëshorten Najada Mustafaj te kompania e grabitësit, trafikantit dhe pastruesit të parave Dorian Puka, madje të krijojë afërmitet familjar me të.

Kjo lidhje interesash ekonomike dhe miqësi me një subjekt kriminal është në dosjen personale të kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, por ai është lënë në detyrë më 22 shkurt 2022 nga komisioni i vettingut, i përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli e relatori Olsi Komici, aktualisht deputet i PS-së, ngaqë prokurori Mustafaj është pjesë aktive e klanit "Soros" në Shqipëri.

Këtë lidhje me krimin, "Pamfleti" e ka denoncuar me prova e dokumenta zyrtare, por Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, me deklaratë zyrtare publike, i ka dalë në mbrojtje kryeprokurorit të Fierit, Elion Mustafaj, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë vazhdojnë të heshtin.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, kur prokurorëve u zbulohen kontakte dhe lidhje e pëfitime personale e të familjarëve me individë subjekte aktivitetesh kriminale, sidomos kur janë të dënuar penalisht, ata duhet të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë e të çohen për ndjekje penale.

Por ky ligj nuk zbatohet për kryeprokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, madje raportet e agjencive gjurmuese shqiptare thonë se me mikun e gruas, grabitësin, trafikantin dhe pastruesin e parave Dorian Puka, ai është bashkëinvestitor te pallati i sekuestruar te rruga "Myslym Shyri" në Tiranë./Pamfleti

 

dorian puka elion mustafaj

Lini një Përgjigje