TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 14:26

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

Shkruar nga Pamfleti
Ministria e Arsimit publikon kalendarin, kur do të fillojë viti i ri
Foto Ilustruese

Ministria e Arsimit ka bërë publik kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, ku janë përcaktuar datat kryesore të procesit mësimor, përfshirë fillimin dhe mbylljen e vitit shkollor, periudhat e pushimeve dhe afatet e provimeve kombëtare.

Sipas dokumentit, nxënësit do të rikthehen në shkolla më 14 shtator 2026, duke shënuar nisjen e vitit të ri arsimor pas pushimeve të verës.

Për maturantët, mësimi do të përfundojë më 4 qershor 2027, për t’u lënë kohë për përgatitjen dhe zhvillimin e Provimeve të Maturës Shtetërore.

Ndërsa për nxënësit e klasave të tjera, dita e fundit e procesit mësimor është caktuar 18 qershor 2027.

Kalendari i publikuar nga Ministria e Arsimit parashikon gjithashtu periudhat e pushimeve gjatë vitit shkollor, si edhe organizimin e provimeve kombëtare sipas afateve të përcaktuara.

 

viti i ri shkollor

Lini një Përgjigje