TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 11:26

Diaspora proteston për korrupsion: Edi Rama u dërgon 500 libra “Kuizi i Diturisë”

Shkruar nga Pamfleti
Diaspora proteston për korrupsion: Edi Rama u dërgon 500 libra
Protesta /

Ndërsa shqiptarët e Diasporës protestojnë masivisht kundër korrupsionit dhe grabitjes së tokave, kryeministri akordoi fondin 'special' prej 2500 euro për të dërguar 500 libra me kuize; nga 3 kopje për çdo shtet. Tenderi u zhvillua brenda 24 orëve si 'program emergjence', i përgatitur nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe ministrja Mirela Kumbaro. Investimi i dytë më i madh për Diasporën, pas 'Lojës mos u nxeh' të Pandeli Majkos në 2020...

Ndërkohë që shqiptarët e Diasporës i janë bashkuar protestës masive në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ngaqë janë zhytur në afera korruptive, grabitje tokash, lidhje me mafien e drogës dhe betonit, Edi Rama ka bërë talljen e radhës ndaj tyre.

Nëpërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën, që varet nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama ka akorduar një fond "special" 2500 euro, për t'u dhuruar shqiptarëve të Diasporës 500 libra për zhvillimin e aftësive dhe intuitës në disa fusha të dijes.

Nuk është libër shkencor as artistik, por me lojëra argëtimi të titulluar "Kuizi i Diturisë", ku përfshihen 104 kuize të ndryshme, të përshtatura sipas nivelit për fëmijë, të rinj e të moshuar.

Tenderi për printimin e 500 librave me kuize diturie u publikua më 6 korrik 2026 dhe u zhvillua brenda 24 orëve, më 7 korrik, si "program emergjence" i shpallur nga qeveria, për të testuar dhe zhvilluar aftësitë e shqiptarëve të Diasporës.

Diaspora proteston për korrupsion: Edi Rama u dërgon 500 libra

Përmbajtja e librit me lojëra "Kuizi i Diturisë" është përgatitur nga specialistët e Qendrës së Botimeve për Diasporën, të drejtuar nga Mimoza Çuliqi, dhe asistuar e mbështetur nga specialistët e Ministrisë së Arsimit nën drejtimin e ministres Mirela Kumbaro, ndërsa miratimin e ka dhënë "Lideri Global" Edi Rama.

Këto 500 kopje librash me kuize do t'i dorëzohen Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili do t'ua dërgojë menjëherë shqiptarëve të Diasporës nëpërmjet ambasadave.

Në këtë fazë të hapjes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, ky libër me kuize ka dy tregues me vlera të rëndësishme për integrimin e shqiptarëve të Diasporës:

·    Do të jepen falas nga 3 copë për çdo shtet ku ka shqiptarë; dhe është investimi i dytë më i madh "historik" që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë 13 viteve në pushtet, për zhvillimin e aftësive intuitive dhe argëtimin e shqiptarëve të Diasporës.

Investimi i parë u bë në muajin korrik 2020, kur ish-Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, u dërgoi falas 2000 kartona "Loja mos u nxeh".

Libri me 104 kuize është përgatitur pas librit "The Albanian Files" të Edi Ramës, me 523 projekte për kulla e resorte./Pamfleti

 

diaspora edi rama

Lini një Përgjigje