Deputetët e koalicionit VLEN, Adnan Azizi dhe Bekim Qoku kanë reguar pas ndalimit që ju bënë pikën kufitare të Qafë Thanës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Azizi ka lëshuar një mesazh të fortë, duke deklaruar se asnjë pushtet nuk do t'i pengojë ata të hyjnë në Shqipëri.
"Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit. Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!", shkruan Azizi. Po ashtu ata kanë reguar dhe në media.
Reagimi vjen pasi koalicioni VLEN kërkoi zyrtarisht sqarime nga autoritetet shqiptare për ndalimin e tre zyrtarëve të tij në kufi, duke deklaruar se ata u mbajtën për rreth një orë pa asnjë shpjegim, ndonëse udhëtonin me pasaporta diplomatike.
Sipas VLEN-it, policia kufitare u komunikoi vetëm në mënyrë jozyrtare se ndaj tyre ekzistonte një ndalim hyrjeje në territorin shqiptar, por pa u paraqitur asnjë vendim apo bazë ligjore për këtë masë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në të dy anët e kufirit dhe vjen në një kohë kur është shtuar debati pas ndalimit të personave që, sipas raportimeve, kanë shprehur mbështetje për protestën qytetare kundër qeverisë shqiptare.
Shqiptaret jane nje kudo ku jetojne.