TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 13:12

U kap me pistoletë gati për qitje dhe granatë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
U kap me pistoletë gati për qitje dhe granatë në
Armët, jelekët dhe granata e sekuestruar

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe granatë në automjetin e tij.

Në pranga ka rënë Ermal Hamzo, i cili u ndalua në zonën e njohur si “Kthesa e Pilurit”, në Himarë. Gjatë kontrollit në çantën që mbante me vete, efektivët gjetën një pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe një granatë.

Pas arrestimit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku u sekuestruan një tjetër pistoletë, krehra, municion luftarak, dy jelekë antiplumb dhe dy jelekë multifunksionalë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit, granata, municioni, jelekët, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari, si edhe dy telefona celularë.

Sipas policisë, Hamzo rezulton me precedentë penalë për krime kundër personit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

"Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 granatë, municion luftarak, 4 jelekë antiplumb/multifunksionalë, 1 automjet dhe 2 celularë.

Vihet në pranga 38-vjeçari që i posedonte, shtetas me precedent penal për krime kundër personit.

Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Siguria 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet në zonën e quajtur “Kthesa e Pilurit”, Himarë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe 1 granatë.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë.

2 pistoletat, granata, krehrat, municioni luftarak dhe 4 jelekët antiplumb/multifunksionalë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje