TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 17:32

Nga Çekia në Itali, skuadra e Serisë A zyrtarizon sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Nga Çekia në Itali, skuadra e Serisë A zyrtarizon sulmuesin

Një tjetër futbollist me mbiemrin Rrahmani do të jetë pjesë e kampionatit italian. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin, i cili është transferuar nga Sparta e Pragës te Venecia, skuadër që këtë sezon rikthehet në elitën e futbollit italian.

Klubi venecian ka zyrtarizuar afrimin e qendërsulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, duke e konsideruar atë një nga përforcimet më të rëndësishme të merkatos verore. Rrahmani, i cili në muajin gusht mbush 26 vjeç, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë te Venecia deri në vitin 2029.

Transferimi i tij përbën një nga investimet më të mëdha në historinë e klubit. Sipas marrëveshjes, Venecia ka paguar rreth 9.5 milionë euro për kartonin e sulmuesit kosovar.

Rrahmani largohet nga Sparta e Pragës pas dy sezonesh të suksesshme. Me klubin çek ai zhvilloi 83 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 26 gola dhe dhënë 6 asistime. Sulmuesi u dallua gjithashtu me paraqitjet e tij në garat evropiane.

Që prej vitit 2023, Albion Rrahmani është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Deri më tani ai ka regjistruar 25 ndeshje me fanellën dardane, ku ka shënuar 7 gola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Venezia FC (@veneziafc)

albion rrahmani sulmuesi shqiptar venecia

Lini një Përgjigje