TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 20:42

U largua nga Portugalia pas dështimit në Botëror, trajnerit të dështuar i ofrohet stoli i një përfaqësueseje për të thyer një tabu

Shkruar nga Pamfleti
U largua nga Portugalia pas dështimit në Botëror, trajnerit
Ish-trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez

Trajneri spanjoll Roberto Martinez po përballet me kritika të forta pas eliminimit të hershëm të Portugalisë në Kupën e Botës, një rezultat që shumë media e kanë cilësuar si një tjetër dështim në karrierën e tij në nivel përfaqësuesesh.

Martinez drejtoi për disa vite Belgjikën, duke pasur në dispozicion atë që konsiderohej "brezi i artë" i "Djajve të Kuq". Megjithatë, ai nuk arriti të fitonte asnjë trofe, ndërsa rezultati më i mirë mbetet vendi i tretë në Kupën e Botës 2018.

Pas largimit nga Belgjika, tekniku mori drejtimin e Portugalisë, por aventura e tij përfundoi me eliminimin e luzitanëve nga Kupa e Botës. Pavarësisht një skuadre të mbushur me futbollistë cilësorë, Portugalia nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.

Kontrata e Martinez me Federatën Portugeze përfundoi pas Kupës së Botës, por e ardhmja e tij mund të jetë sërish në stolin e një kombëtareje. Sipas raportimeve të mediave britanike, trajnerit spanjoll i është ofruar drejtimi i Skocisë, e cila u nda me Stiv Klark pas një tjetër fushate zhgënjyese.

Nëse pranon ofertën, Martinez do të ketë përpara një sfidë historike: të udhëheqë Skocinë drejt kalimit të fazës së grupeve në një turne madhor. Përfaqësuesja skoceze nuk e ka arritur kurrë këtë objektiv në 13 pjesëmarrjet e saj në Kupat e Botës dhe Kampionatet Europiane.

roberto martinez ish-trajneri i portugalisë skocia

Lini një Përgjigje